Qeveria thotë se ka një plan të posaçëm për mësimin në masë të gjuhës angleze

Tiranë, 9 Shtator NOA - Qeveria shqiptare, në mandatin që pritet të fillojë, ka një plan të posaçëm për mësimin në masë të gjuhës angleze në vendin tonë, sidomos për moshat parashkollore.
Këtë e pohoi Kryeministri Sali Berisha i cili priti në takim Lordin Alan Watson, kryetar i Bashkimit Anglishtfolës, Organizata më e madhe anglishtfolëse në botë.
Kjo organizatë, shtrihet në më se 50 vende dhe prej dekadash pozicionin e kryetarit të nderit e mban Mbretëresha Elizabet.
Lordi Watson ndodhet për vizitë në vendin tonë me rastin e lançimit zyrtar të përfaqësimit të Bashkimit Anglishtfolës në Shqipëri, gjatë ceremonisë së të cilit, Kryeministrit Berisha i është dhënë edhe certifikata e Presidentit të Nderit të Bashkimit Anglishtfolës për Shqipërinë.
Kryeministri e falënderoi atë për përzgjedhjen që Bashkimi Anglishtfolës i ka bërë Shqipërisë duke e cilësuar këtë një eveniment jashtëzakonisht të rëndësishëm.
Duke vlerësuar rëndësinë dhe peshën, që gjuha angleze ruan në arenën ndërkombëtare, në të gjitha fushat, qoftë në atë të marrëdhënieve ndërkombëtare, jurisprudencës, shkëmbimeve kulturore, tregtare, deri te shoqëria e informacionit dhe bota e internetit, Berisha i bëri me dije Lordit Watson për angazhimin e qeverisë shqiptare për promovimin e mëtejshëm të gjuhës angleze në vend, si brenda institucioneve arsimore, ashtu edhe me gjerë.
Në këtë kontekst, Kryeministri theksoi se në mandatin që sapo ka filluar, qeveria shqiptare do ti kushtojë një rëndësi të veçantë promovimit të mësimit të gjuhës angleze edhe për moshat parashkollore, krahas konsolidimit të vazhdueshëm te infrastrukturës teknike e njerëzore për nivele evropiane të mësimdhënies së gjuhës angleze në të gjitha shkollat në vend.
Në këtë aspekt, Berisha theksoi arritjet e qeverise shqiptare ne fushën e arsimit gjatë katër viteve të shkuara si futja e internetit në të gjitha shkollat e vendit etj.
Ndërkaq, Lordi Watson e falënderoi Berishën për angazhimin e tij dhe të qeverisë shqiptare, për promovimin e mëtejshëm të gjuhës dhe kulturës angleze në vend.
Këtu, ai i shprehu Kryeministrit angazhimin e tij dhe të Bashkimit Anglishtfolës për ti ofruar mbështetje qeverisë shqiptare, në veçanti në projektet që kanë të bëjnë me promovimin e gjuhës dhe kulturës angleze, në fushën e arsimit dhe më gjerë.
Në takim gjithashtu u diskutua mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Lordi Watson, duke vlerësuar arritjet e qeverisë në këtë drejtim, shprehu gatishmërinë e Bashkimit Anglishtfolës të punojë ngushtësisht me institucionet shqiptare në fushën e arsimit, për të dhënë kontributin e tij në ndihmë të procesit të integrimit, në ato aspekte që Bashkimi Anglishtfolës ka mundësinë, përvojën dhe ekspertizën e nevojshme.
e.l/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")