E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon presidentin hungarez Lazlo Solyom

Kryeministri Berisha ka pritur në një takim Presidentin hungarez Lazlo Solyom. Duke falënderuar Presidentin hungarez për vizitën e tij, Berisha i ka shprehur zotit Solyom mirënjohjen për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në NATO, dhe procesin e integrimit në BE. Duke vlerësuar lidhjet e shkëlqyera tradicionale mes dy vendeve, Berisha dhe Solyom shprehën vullnetin për intensifikimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të ardhmen. Kryeministri Berisha u shpreh se kjo vizitë përbën një hap tjetër shumë të rëndësishëm në këtë drejtim. Presidenti hungarez Lazlo Solyom vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria, si rezultat i reformave në shumë fusha dhe siguroi se Hungaria do të mbështesë dhe ndihmojë Shqipërinë deri në realizimin e plotë të procesit të integrimit të saj në BE dhe në liberalizmin e vizave. Ndërsa për sa i përket bojkotit të opozitës, presidenti hungarez Solyom u shpreh se komuniteti ndërkombëtar pret që opozita të hyjë në parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›