E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e shqiptarëve në Itali, babai vret gruan, kunatën dhe fëmijën 4-vjeçar

Zbulohen motivet e vrasjes së familjes shqiptare në Pavia të Italisë. Sipas mediave italiane vrasjen e ka bërë babai i cili ka vrarë gruan, kunatën dhe fëmijën e tij 4-vjeçar dhe më pas ka tentuar të vrasë edhe veten. Mediat citojnë burimet zyrtare ku babai i pyetur nga policia në spital ka pranuar vrasjen e trefishtë. Ngjarja ka ndodhur në një qytet në Pavia të Italisë ku dy gra dhe një fëmijë janë gjetur të vdekura në banesën e tyre ndërkohë që policia ka gjetur edhe babain e fëmijës së plagosur. Mediat italiane të cilat theksojnë se gratë janë rreth të njëzetave ndërsa fëmija është një vajzë rreth 3-4 vjeç ndërkohë që nuk bëjnë të ditur idenitetin e tyre. Sipas mediave të tre viktimat janë qëlluar me thikë nga babai i cili më vonë tentoi të vetvritet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›