Berisha të përgjigjet për aferat korruptive
17/08/2010 Deklarata e PS-së
Partia Socialiste ka akuzuar dje Kryeministrin Sali Berisha dhe njerëzit e tij të afërt të përfshirë në koncesionin që i është dhënë bashkëshortit të deputetes së PD-së, Albana Vokshi. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Eduard Shalsi, ka pretenduar se ekzistojnë akuza dhe fakte të reja, që sipas tij vërtetojnë përfshirjen në këtë aferë të Rrahman Selmanllari, i njohur ndryshe si miku i ngushtë i djalit të Berishës, apo edhe si përfaqësuesi i interesave të biznesit të familjes Berisha. “Selmanllari njihet si një person i përfshirë drejtpërdrejt në Gërdec, Orikum apo në shumë afera të tjera pronash e biznesi në të gjithë Shqipërinë”, - tha deputeti i PS-së. Shalsi u shpreh se Selamnllari së bashku me bashkëshortin e deputetes demokrate Vokshi, merret me tregtimin e karburanteve dhe vajrave lubrifikuese, “të cilat prodhohen nga fushat e naftës e gazit që i janë falur me koncesion nga Sali Berisha, Arian Tartarit për llogari të firmës së tij, Stream Oil”. Ligjvënësi socialist nënvizoi se Kryeministri Berisha duhet të përgjigjet nëse dhënia e koncesioneve “është një fasadë për të fshehur përfshirjen e drejtpërdrejtë në biznese korruptive të anëtarëve të familjes në pushtet?” Sipas tij, heshtja e tejzgjatur e pushtetit në lidhje me këto afera mund të interpretohet si pranim faji.