Sërish bllokime aksesh rrugore drejt jugut shqiptar
17/08/2010 Problem aksi Ujë i Ftohtë –Radhimë deri në Sarandë
Aksi kombëtar Fier-Vlorë vazhdon të mbetet problematik dhe tepër i ngarkuar me fluks automjetesh edhe në ditën e djeshme. Pushuesit, të cilët janë nisur nga veriu në drejtim të jugut shqiptar, në 15-ditëshin e dytë të këtij muaji, u janë dashur me minuta të tëra pritjeje nëpër akset rrugore për shkak të trafikut tejet të rënduar në rrugë. Aksi rrugor nga Fieri në drejtim të Sarandës dhe anasjelltas ka qenë tepër i ngarkuar për pasojë ka ndodhur edhe bllokimi i rrugës për disa orë rresht në akset rrugore Vlorë-Ujë i Ftohtë –Radhimë dhe deri në Sarandë. Megjithëse Policia Rrugore ishte e pranishme në këto akse, ka qenë e pamundur shmangja e radhëve të gjata, të cilat në disa raste kanë bërë edhe bllokimin e rrugëve. Paralizimi i përkohshëm i trafikut ka ardhur si rezultat i pushuesve që frekuentojnë bregun jugor dhe i emigrantëve që kanë ardhur me pushime. Në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës trafiku u rëndua së tepërmi për një orë. Në të gjitha postblloqet policia ka shpërndarë edhe sloganin “mos vrapo drejt vdekjes!” Trafiku i rënduar në ditën e djeshme ka vazhduar deri pas mesnate. Ka pasur edhe bllokime sporadike në të gjitha akset e tjera rrugore që të çojnë drejt jugut shqiptar.