Berisha të rinjve: Në shpirt kam moshën tuaj, do rikthejmë 'uraganin' e fitores v.'92
TIRANË- Konventa e Partisë Demokratike për Rinisë, nisi punimet pasditen e sotme, në Pallatin e Kongreseve në një aktivitet madhështor ku merrnin pjesë qindra të rinj nga mbarë vendi.
Konventa u përshëndet nga shumë figura të njohura të PD-së, si Jozefina Topalli, Lulzim Bsha, Majlinda Bregu, Eduart Selami..etj.
Kryeministri i vendit Sali Berisha nën brohoritjet e sallës iu drejtua të rinjve duke u thënë se pavarësisht se nuk ka moshën e tyre në shpirt ndihet i ri sa ato ndaj do i ndjekë hap pas hapi deri në realizimin e ëndrrave të tyre.
BERISHA TË RINJVE: NE ZEMËR JAM I RI SA JU

“Vij sot në këtë konventë më i frymëzuar, më mirënjohës se kurrë në jetën time ndaj jush. Vij sot pasi nga 8 dhjetori, ditën tuaj gjer më sot kemi zhvilluar sëbashku një dialog më të gjërin në historinë tonë, dialog për të ardhmen tuaj dhe të shqiptarë, dil për të ardhmen e Shqipërisë, për shkollim tuaj, për punësimin, jetën që meritoni, për integrimin e Shqipërisë në Evropë. Vij sot për t’ju siguruar se ndonëse në moshë dallojmë nga njëri tjetri, unë nuk kam vitet tuaj, por në shpirtin tim dhe zemrën time, ndjej përjetoj, perceptoj cdo gëzim tuajin, cdo sukses tuajin, cdo brengë tuajën, cdo arritje tuajën dhe cdo dështim që vecse ju bën ju të qëndroni të vendos për suksesin e radhës Unë sot nuk kam moshën tuaj, por forca e pathyeshme e imja qëndron në zemrat e juaja, besimi im është në regjine tuaj, përkushtimi im në vizion tuaj ja sepse unë ndjehem gjithnjë bashkëmoshatar me ju, i vendosur t’ju ndjek dhe t’ju udhëheq ju hap pas hapi gjer në shndërrimi ne ëndrrave tuaja në realitet. Nuk kam moshën tuaj në vite, por jemi bashkëmoshatar në liri, mosha juaj e lirisë është mosha që ju me guximin trimërinë dhe vizonin i dhuruat cdo shqiptari dhe mua”, u shpreh Berisha.
Kryeministri i Berisha duke u shprehur i bindur për fitoren e të djathtës në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, i bëri thirrje rinisë që së bashku të rikthejnë “uraganin” e fitores së viti 1992. Berisha u premtoi të rinjve se në 4 vitet që vijnë do të ndërtojë Shqipërinë e ëndrrave të tyre.
“Shqipërinë e ëndrrës do e ndërtoni 4 vitet që vijnë, ju do e udhëhiqni atë drejt vendeve lider në rajon. Unë së bashku me ju do shkoj drejt fitores së 23 qershorit, ku do rikthejmë ‘uraganin’ e vitit 1992, fitore që do e shndërrojmë Shqipërinë në vend të zhvilluar, në vend të punësimit masiv, në vend të mirëqenies dhe teknologjisë më të lartë. Urime më të mëdha, fitore fitore.... ne jemi ndryshimi përpara përpara përpara”, theksoi Berisha.
Lideri i mazhorancës u premtoi të rinjve se 4 vitet që vijnë do të jenë vitet e punësimit të madh të rinisë. Berisha nënvizoi se vendi falë zbatimit të reformës së iniciativës së lirë, vendi nuk njohu papunësi, ë krahasim me vendet e rajonit ku shifrat u dyfishuan.
“Sot ju keni ndjekjen më të larta në Evropë dhe botë të Universiteteve, Shqipërinë po e lartësoni cdo ditë ne mendjet tuaja. Sot jam këtu për tu zotuar se së bashku me ju dhe prindërit tuaj do lartësojmë cilësinë e mësimdhënies. Do bëjmë gjithçka për punësimin tuaj, do bëjmë gjithçka që cdo i ri të gëzojë punën dhe të shpalosë talentin e tij. Unë ju kërkoj ju të gjithëve ju, tu thoni vëllezërve dhe motrave tuaj pa punë, ti pyesni cilat janë shifrat e papunësisë në Shqipëri dhe cilat janë shifrat e papunësi në vendet përreth. Në vendet përreth ato janë dyfishuar. Në Shqipëri ato janë ulur sepse ka zbatuar programin e lirisë së iniciativës së lirë. Programi i iniciativës së lirë jo vetëm nuk lejoni rritjen por shënoi uljen e papunësisë. Me lejoni të garantoj cdo të ri se papunësia e tij është brenga jonë kryesore dhe përkushtimi ynë. 4 vitet që vijnë do jenë vitet e punësimit më të madh të të rinjve në historinë e vendit”, theksoi Berisha.
KËRKESA E BERISHËS: DUAJENI SHQIPËRINË
“Nuk kam këshillë për t’ju dhënë se jeni të mençur pasi në fushata marr ndihma dhe opinione. Kam një kërkesë për të bërë, i frymëzuar nga ju, ta doni gjithnjë e më shumë Shqipërinë. Dashuria për Shqipërinë është eliksiri i saj që do e çojë në lartësinë e ëndrrave tuaja. Askush tjetër më shumë se ju nuk ka dëshmuar dashuri më të pastër dhe të sinqertë sesa ju. Dashuria juaj për Shqipërinë në Evropë është leva e Arkimedit që do e integrojë Shqipërinë në BE”, tha Berisha.
Shqipëria e para viteve 90 ishte e skamjes dhe varfërisë masive. Sot është Shqipëria, e cila në 21 vite ka rritur Prodhimin e Brendshëm 11 herë, është rritur më shumë me shpejt se cdo vend tjetër mbi tokë. Shqipëria sot është Shqipëria NATO-së dhe e qytetarëve që lëvizin të lirë në Evropë, Shqipëria është sot vendi që po ndërton rrjetin rrugor më modern, sistemin e shkëlqyer të hidroenergjisë, po ndërton porte dhe aeroporte, Shqipëria e moshës dixhitale dhe internetit” shtoi Berisha.
BASHA NE REFUZUAM KONFLIKTIN
Konventa u përshëndet nga kryetari i Bashkisë Tiranë Lulzim Basha, i cili theksoi se Partia Demokratike ka zgjedhur si prioritet rininë, ndaj i bëri thirrje që me 23 qershor të zgjedhin PD-në si alternativë. Kryebashkiaku sulmoi paraardhësin e tij, Edi Rama, duke e akuzuar se mund të bënte me shumë.
“Ne kemi zgjedhur të rinjtë si prioriteti numër 1 i Partisë Demokratike , kemi zgjedhur ti japim mundësi të rinjve. Ne ju zgjodhëm ju të parët refuzuam konfliktin politik . Ish- kryetari bëri zgjedhjen e tij që shpreson se ju nuk do e mbani mend, por kujtesa nuk na ka lënë. Punët e bëra mbeten, dhe jo fjalët. Ju e dini qëndrim e PD dhe Sali Berishës, dini se cfarë kemi bërë për rininë dhe kemi shumë për të bërë. ju bëj thirrje zgjidhni PD dhe Sali Berishën, ndryshimi është për ju...përpara....përpara”, theksoi Basha.
TOPALLI: RAMA DI VETËM TË BLLOKOJË INTEGRIMIN E VENDIT
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë fjalës së saj tha se teksa mazhoranca punon, kryetari i PS-së sajon statistika të pavërteta. Kryeparlamentarja akuzoi kreun e opozitës se bllokon integrimin, duke detyruar deputet të thonë jo për asgjë.
“Rama duhet të jetë shumë i lodhur në fund të ditës, pasi për cdo gjë i ka detyruar deputetët të votojnë vetëm kudër dhe të thonë vetëm jo”, tha Topalli.
Fjala e Topallit u ndërpre nga mbërritja e kryeministrit të vendit Sali Berisha, i cili u prit me brohoritje nga salla “Fitore Fitore”.
“Kam kaq vite dhe të tillë nuk kam parë asnjëherë një sallë kaq plot. Sot jemi aq shumë, më besimtarë se asnjëherë tjetër, sepse ne duam Shqipërinë, dhe ju jepni besimin dhe ju do e realizoni” shtoi Topalli.
Topalli sulmoi opozitën duke theksuar se kryetari i saj është kundër rinisë, mësuesve dhe arsimit. “Nuk i tha jo për arsye morale, sidomos pas koalicionit të kartës së pazareve dhe as për arsye logjik. I tha jo, sepse personi i vetëm por të cilin shqetësohet është vetja dhe puna e tij. Rama tha jo thjesht ka votuar kundër cdo ligji dhe reforme dhe buxheti, por në përgjithësi sulmon, arsimin, të rinjtë pedagogët. Nuk ka nguruar të sulmojë gjithë sistemin arsimor, deri dje, të drejtën e arsimit mund të merrje jo vetëm se ishe më i zoti, por pasi partia e Edi Ramës vendoste nëse je i denjë për të vijuar shkollën e lartë. Ne nuk do i kthehemi këtyre ideve të dështuara që mbajtën peng rininë shqiptare ne ecim para”, u shpreh Topalli, e cila hodhi poshtë deklaratat e PS-së lidhur me anafalbetizmit në vend.
“Unë e di se me 23 qershor, ju që jeni kaq shumë dhe besoni tek Evropa dhe Shqipëria e zhvilluar do votoni për ndryshimin se ju jeni ndryshimi”, theksoi Topalli.
BREGU: NËSE DO TË MERRNIM STATUSIN, MË SHUMË STUDENTË JASHTˠ
Në Konventën e Partisë Demokratike për Rininë, i cila u zhvillua pasditën e sotme në Pallatin e Kongreseve, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu tha se nëse do të kishim marrë statusin, do kishim më shumë studentë që do të studionin jashtë dhe 76 milionë euro më shumë.
Por theksoi Bregu, “ju mbeteni prioriteti i Partisë Demokratike. Për më shumë shkolla, të drejtastudimi universitare e pas universitare, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për mëshumë vende pune e mundësi biznesi”.
Ajo tha se kontributi që BE ka dhënë e vazhdon të japë për të rinjtë shqiptar është jo vëtëmpër rritjen e kapacitetit profesional por edhe në shtimin e mundësive të punësimit.
"Nëse do të kishim marrë statusin e vendit kandidat këto vende pune do të shtoheshin.Nësë do të kishim marrë statusin e vendit kandidat, fondet për shkollimin e punësimin tuaj do të ishin më të mëdha. Nëse vetëm për arsimin do të shkonin afro 30 milion euro më shumë në vit,do të kishim nga ju rreth 1800 studentë më shumë në vit, që do të kishinshansin të studionin në universitetet më të mira të botës”, deklaroi Bregu.
Ajo bëri të ditur se sot Shqipëria është asociuar në FP7 - programi i BE për kërkimin shkencor, që i kakrijuar universiteteve shqiptare mundësinë për t’u anëtarësuar në rrjete meuniversitete të vendeve të BE si dhe dhënie bursash për studentë shqiptarë në universitete europiane.
”Por nëse do të kishim marrë statusin, Shqipëria do të kishte përfituar dhe nga Fondi Social Europian. Thënë më qartë do të kishim përfituar rreth 76 miliardë Euro më shumë.Me statusin Shqipëria do të kishte përfituar një sërë programesh të tjera shkëmbimi eksperiencash për studentë dhe mësues si Leonardo da Vinci: për shkollimin profesional apo Erasmus.Buxheti i alokuar për këto programe gjatë një përiudhe gjashtë vjeçare shkon rreth13 miliardë euro”, tha ministrja.
Ajo shtoi se “sot prej programeve e fondeve të Bashkimit Evropian kanë përfituar dheorganizatat e shoqërisë civile, që veprojnë në bashkëpunimet rajonale dhe ndërkombëtare,për rritjen e partneriteteve dhe pjesëmarrjes aktive të të rinjvë nëprograme komunitare. E s’janë pak por plot 33 organizata përfituese.
”Ne jemi bashkë, me programet e së tashmes dhe vizionin e së ardhmës, më “Strategjinë Europa 2020” që do të rrisë potencialet, kualifikimin dhe punësimin tuaj”, përfundoi Bregu.
(E.M/BalkanWeb)