E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konventa e PD, Basha: Ne refuzuam konfliktin, Topalli: Rama kundër rinisë

TIRANË- Konventa e Partisë Demokratike për Rinisë, nisi punimet pasditen e sotme, në Pallatin e Kongreseve në një aktivitet madhështor ku merrnin pjesë qindra të rinj nga mbarë vendi.

Konventa u përshëndet nga kryetari i Bashkisë Tiranë Lulzim Basha, i cili theksoi se Partia Demokratike ka zgjedhur si prioritet rininë, ndaj i bëri thirrje që me 23 qershor të zgjedhin PD-në si alternativë. Kryebashkiaku sulmoi paraardhësin e tij, Edi Rama, duke e akuzuar se mund të bënte me shumë.

“Ne kemi zgjedhur të rinjtë si prioriteti numër 1 i Partisë Demokratike , kemi zgjedhur ti japim mundësi të rinjve. Ne ju zgjodhëm ju të parët refuzuam konfliktin politik . Ish- kryetari bëri zgjedhjen e tij që shpreson se ju nuk do e mbani mend, por kujtesa nuk na ka lënë. Punët e bëra mbeten, dhe jo fjalët. Ju e dini qëndrim e PD dhe Sali Berishës, dini se cfarë kemi bërë për rininë dhe kemi shumë për të bërë. ju bëj thirrje zgjidhni PD dhe Sali Berishën, ndryshimi është për ju...përpara....përpara”, theksoi Basha. 

TOPALLI: RAMA DI VETËM TË BLLOKOJË INTEGRIMIN E VENDIT
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë fjalës së saj tha se teksa mazhoranca punon, kryetari i PS-së sajon statistika të pavërteta. Kryeparlamentarja akuzoi kreun e opozitës se bllokon integrimin, duke detyruar deputet të thonë jo për asgjë.

“Rama duhet të jetë shumë i lodhur në fund të ditës, pasi për cdo gjë i ka detyruar deputetët të votojnë vetëm kudër dhe të thonë vetëm jo”, tha Topalli.

Fjala e Topallit u ndërpre nga mbërritja e kryeministrit të vendit Sali Berisha, i cili u prit me brohoritje nga salla “Fitore Fitore”.

“Kam kaq vite dhe të tillë nuk kam parë asnjëherë një sallë kaq plot. Sot jemi aq shumë, më besimtarë se asnjëherë tjetër, sepse ne duam Shqipërinë, dhe ju jepni besimin dhe ju do e realizoni” shtoi Topalli. 

Topalli sulmoi opozitën duke theksuar se kryetari i saj është kundër rinisë, mësuesve dhe arsimit. “Nuk i tha jo për arsye morale, sidomos pas koalicionit të kartës së pazareve dhe as për arsye logjik. I tha jo, sepse personi i vetëm por të cilin shqetësohet është vetja dhe puna e tij. Rama tha jo thjesht ka votuar kundër cdo ligji dhe reforme dhe buxheti, por në përgjithësi sulmon, arsimin, të rinjtë pedagogët. Nuk ka nguruar të sulmojë gjithë sistemin arsimor, deri dje, të drejtën e arsimit mund të merrje jo vetëm se ishe më i zoti, por pasi partia e Edi Ramës vendoste nëse je i denjë për të vijuar shkollën e lartë. Ne nuk do i kthehemi këtyre ideve të dështuara që mbajtën peng rininë shqiptare ne ecim para”, u shpreh  Topalli, e cila hodhi poshtë deklaratat e PS-së  lidhur me anafalbetizmit në vend.

“Unë e di se me 23 qershor, ju që jeni kaq shumë dhe besoni tek Evropa dhe Shqipëria e zhvilluar do votoni për ndryshimin se ju jeni ndryshimi”, thekoi Topalli.
(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›