E Diel, 1 Nëntor 2026

Toponimet në gjuhën shqipe, PDIU: Jo tërheqje përballë orekseve greke

IDRIZI-I-PDIU-SETiranë- Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar në një deklaratë për shtyp lidhur me qëndrimet e sotme në Kuvendin e Shqipërisë për çështjen e toponimeve në dokumentet shtetërore shqiptare, duke e cilësuar atë të papranueshëm.

Qendrimi zyrtar i sotshëm i shprehur në Kuvend nga disa deputetë për çështjen e problemit të toponimeve në dokumentet shtetërore shqiptare në raport me shtetin grek, është i papranueshëm dhe një sinjal i keq për tërheqje nga kërkesat e ligjshme të qytetarëve shqiptarë.

Kreu i kësaj partie Shpëtim Idrizi tha se kjo është kthyer një çështje politike nbga shteti grek, si hakmarrje ndaj ngritjes së çështjes çame në raportet shqiptaro-greke dhe si pasojë Idrizi thekson se duhen gjetur rrugë zgjidhjeje në bazë të konventave ndërkombëtare dhe jo me tërheqje përballë orekseve të pavendta të shtetit grek.

Idrizi dënon heshtjen e opozitës për kthimet në kufi të shqiptarëve që ka bërë pala greke për çështjen e toponimeve.

Dëshirojmë të bëjmë me dije deputetëve në fjalë, që me sa duket kanë harruar kujt i shërben nën presionin e PBDNJ-së së Vangjel Dules dhe të lëvizjeve të reja antishqiptare që nën pretekstin e zgjidhjes së çështjes çame janë bashkuar me ta në koalicion, se çështja e toponimive në fakt nuk ekziston.

Nuk duhet harruar se kur shteti grek filloi të kthejë shqiptarët e Çamërisë në kufi, fakt që opozita faktkeqësisht e ka harruar tashmë dhe nuk e ka përmendur asnjëherë deri më sot, arsyetimi i palës greke ishte se këta ishin persona non grata. Vetëm pasi mori përmasa një fenomen i tillë dhe arriti në atë pikë sa 8 në 10 persona të kthyer ishin persona non grata çka solli reagim ndërkombëtar, Greqia gjeti pretekstin e toponimive në gjuhë shqipe për qytete greke.
Por edhe ky argument nuk qëndron. Së pari, i vetmi autoritet që ka të drejtën e vlerësimit të vlefshmërisë apo jo të një dokumenti udhëtimi është autoriteti lëshues, në këtë rast, shteti shqiptar e përkatësisht Ministria e Brendshme; pala pritëse ka të drejtë vetëm të vlerësojë nëse personi mbajtës i dokumentit është i njëjtë me personin e identifikuar në dokument. Asnjë shtet nuk mund të ndëryjë në punët e brendshme të një shteti tjetër dhe të marr kompetencat e autoritetit që lëshon pasaportën. Pasaporta është pronë e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe vetëm ajo ka të drejtën që të njohi vlefshmërinë apo jo të sajën.
Së dyti, toponimet kanë një veçori që mund të jenë me terma të ndryshëm edhe brenda vetë një shteti, e jo më ndërmjet kombeve të ndryshme. Nuk kemi dëgjuar deri më sot, që autoritetet tona kufitare kanë refuzuar kalimin në kufi të askujt që ka pasaportë greke e ku vendlindja shkruan Konstandinupoli dhe jo Instambul, apo Smyrni dhe jo Izmir. Nuk ka pasur asnjë rast ku një Italian i lindur në Këln të Gjermanisë është diskriminuar pse e ka në dokumente Kolonia. Argumentet e këtij niveli janë të ulët, të papranueshëm dhe mbi të gjitha qesharakë.

Në këto kushte, apelojmë politikën shqiptare, të mos zbrapset për shkak të qëndrimeve të pavendta të palës greke,- thuhet në deklaratën e PDIU-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›