Berisha te vai i Kodres: Zoti e shpetofte e majen nga piktori i deshtuar Rama Rozeta Rapushi
“Zoti e shpetofte te majten shqiptare nga piktori i deshtuar Edi Rama! Shqiperine e ka shpetuar dhe do ta shpetoje e djathta e bashkuar e saj”. Keshtu u shpreh dje Kryeministri Sali Berisha gjate vizites te zhvilluar ne komunen Ishem, ku u ndal edhe ne vendprehjen e eshtrave te piktorit te madh shqiptar, Ibrahim Kodra, si nje homazh nderimi per vepren e tij. Ndersa e vleresoi Ibrahim Kodren, Berisha shtoi gjithashtu se lutja dhe urimi i tij shkon per te ma majten shqiptare, te shpetoje nga kreu i saj, Edi Rama, qe kryeministri e cilesoi piktori i deshtuar. Ndersa gjate inaugurimit te rruges Shijak-Gjepalaj, ne Qarkun e Durresit, kryeministri foli edhe per zgjedhjet e pritshme te 23 qershorit, duke shprehur bindjen se Partia Demokratike dhe e djathta shkojne drejt ketyre zgjedhjeve si shumice dermuese e shqiptareve. “Shkojne drejt ketyre zgjedhjeve si forcat politike qe integruan Shqiperine ne NATO, qe liberalizuan vizat, shkojne si forcat politike, te cilat ngriten dhe po ngrene infrastrukturen me moderne ne Shqiperi, po transformojne Shqiperine rurale, dyfishuan rrogat dhe pensionet, ulen papunesine”, - u shpreh kreu i qeverise. Sipas tij, ne kater vitet e ardhshme, Partia Demokratike dhe e djathta e bashkuar do te shnderrojne Shqiperine ne vend te zhvilluar, do te shenojne hapa vendimtare drejt integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Berisha tha se per qeverine, zhvillimi rural eshte dhe mbetet perparesia me madhore per nje Shqiperi te zhvilluar. Ndaj, ai premtoi se kjo qeveri eshte e vendosur te beje gjithcka per te ofruar ne fshatrat shqiptare rruget, shkollat, energjine, ujin, kanalizimet njesoj si ne lagjet e qytetit. “Ne mbetemi te vendosur per te ndertuar se bashku sistemin vadites me modern qe ekziston sot. Ne mbetemi te vendosur per te financuar me grante zhvillimin dhe fuqizimin e metejshem te prodhimit bujqesor dhe blegtoral. Tete vitet qe shkuan, ne kemi ndertuar ne zonat rurale te Shqiperise mbi 8 mije kilometra rruge, kemi ndertuar dhe rindertuar mbi 1 mije shkolla, kemi ndertuar dhe rindertuar qindra qendra shendetesore, mbi 400 sisteme ujesjellesish dhe kanalizimesh”, - permendi kreu i qeverise. Ai siguroi se Kater vitet qe vijne, ne do te perfundojme ne te kater anet e vendit infrastrukturen me moderne per zonat rurale te vendit. Ne do te bejme gjithcka te shumefishojme punesimin dhe prodhimin ne keto zona.