Nënshkruhet marrëveshja midis qeverisë shqiptare dhe konsortiumit TAP
05-04-2013 / Gazeta 55
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nënshkruajti sot marrëveshjen me Konsortiumin TAP AG, për Projektin e Gazësjellësit Trans-Adriatik (TAP), në ambientet e METE-s.
Marrëveshja e Palës Pritëse (HGA) midis Qeverisë Shqiptare dhe Konsortiumit TAP A.G. për Projektin e Gazësjellësit Trans-Adriatik (TAP) u nënshkrua mesditën e sotme.
Për palën shqiptare, Marrëveshja u firmos nga Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Florion Mima, dhe për palën e Konsortiumit TAP AG, nga Drejtori i Pergjithshëm, Kjetill Tungland.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Drejtori i Pergjithshëm, Kjetill Tungland falënderoi qeverinë shqiptare për mbështetjen teksa shtoi se projekti TAP do të hapë vende të reja pune.