E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi-Dule sherr ne komision per “camet” Rozeta Rapushi

Debate te ashpra ne Komisionin e Politikes se Jashtme per projektrezoluten e ceshtjes came. Kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut (PDBNJ), Vangjel Dule dhe ai per Drejtesi Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpetim Idrizi degraduan ne fyerje gjate shqyrtimit te nismes se PDIU. Nderkohe qe pakenaqesi erdhen edhe pas shtyrjes per te marten te relacionit ne komision per kete ceshtje.

PERPLASJET

“Me falni, por une nuk mund te jem pjese e nje mbledhje te tille. Me vjen keq, por Komisionin e Politikes se Jashtme po e ktheni ne nje arene rrugacerie. Pergjegjesia eshte e juaja”, - foli ashper Dule duke braktisur mbledhjen e komisionit. Kjo solli edhe reagimin e menjehershem te kreut te PDIU, Idrizi, i cili ju pergjigj gati per te levizur nga karrigia “Mbaje gojen. Rrugac je ti”. Dy deputetet u konfliktuan edhe me pare ne fillim te mbledhjes, pas pyetjes se Dules se kush eshte baza ligjore qe mbeshtetet rezoluta per ceshtjen came. “Do t’ju lutesha te me jepnit bazen ligjore ku mbeshteteni qe sillni kete akt parlamentar. Parlamenti, eshte e vertete qe ka votuar rezoluta, por Kuvendi ne ate kohe ka pas tjeter rregullore, me rregulloren e sotme, kushtetuten e sotme, ju nuk keni asnje mbeshtetje ligjore. Po shkelni ligjin dhe kushtetuten”, - tha Dule duke shkaktuar acarimin e dy deputeteve te PDIU. “Akoma se di ti se cfare eshte rezoluta. Ngaterrohet me kushtetuten greke ky ore”, - u shpreh i cuditur Dashamir Tahiri. Po keshtu replikoi edhe Idrizi. “Ne baze te rregullores, rezoluta eshte nje nisme ligjore, dhe ndermerret nga deputetet dhe diskutohet sipas rregullores. Gjithsesi, kemi edhe precedente, ne vitin 1999 per Kosoven, 2006 per denimin e krimeve te komunizmit. Pra nuk eshte rasti i pare, por bazohet ne rregullore. Ne jemi ne procedure tashme”, - u shpreh ai, duke ftuar Dulen ta vleresoje, sepse rezoluta eshte per marredheniet midis dy vendeve, Shqiperi dhe Greqi.

RELATORET

Nje prej relatoreve te komisionit, demokrati Fatbardh Kadilli, kerkoi qe shqyrtimi i projektrezolutes, me mirekuptim te shtyhet edhe per pak dite, per faktin se nevojitet ende nje studim, nese ajo shkel apo jo ligjet tona apo te shtetit grek, apo ndonje te drejte. “Kerkojme me teper kohe qe te punojme me me seriozitet”, - tha Kadilli. Ndersa relatori socialist, Qemal Minxhozi kerkoi shtyrjen e diskutimit me qellim ruajtjen e interesit kombetar. “Permbajta e rezolutes keshtu sic eshte, eshte e papranueshme, duhet te ristrukturohet. Te shtyhet diskutimi per te ruajtur interesin kombetar”, - tha Minxhozi. Por per deputetet e PDIU-se, kjo eshte nje shmangie e zgjidhjes se ceshtjes came. “Kjo ceshtje rendon mbi te drejten e 300 mije shqiptareve. Eshte nje gjenocid qe eshte njohur nga parlamenti shqiptar ne ’94. Ky spastrim etnik ka shkelur te gjitha te drejtat e njeriut. Rezoluta tenton te normalizoje marredheniet mes 2 vendeve. Ne si shqiptare edhe mund te falim, por s’mund te harrojme. Jane vrare njerez dhe grabitur pasuri pa asnje justifikim. Jane vrare njerez dhe grabitur pasuri pa asnje justifikim ligjor. Pala greke ka thene se kjo eshte ceshtje juridike”, - tha i pakenaqur Idrizi, duke bere te qarte se rezoluta nuk kerkon ndryshim kufijsh.

AKUZA

“Do t’ju lutesha te me jepnit bazen ligjore ku mbeshteteni qe sillni kete akt parlamentar. Parlamenti, eshte e vertete qe ka votuar rezoluta, por Kuvendi ne ate kohe ka pasur tjeter rregullore, me rregulloren e sotme, kushtetuten e sotme, ju nuk keni asnje mbeshtetje ligjore. Po shkelni ligjin dhe kushtetuten”, - tha kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule ne lidhje me projektrezoluten per ceshtjen came.

REAGIMI

Pas mbledhjes se PDIU-se, selia e kesaj force politike, e vleresoi se shenoi nje hap para ne procesin e miratimit te rezolutes. Sipas vendimit te marre ne komision, deputetet propozues te projekt rezolutes, duhet te takohet me relatoret per te siguruar nje version sa me konsensual dhe per te paraqitur ne seancen tjeter nje version te permiresuar. “Ky takim mes deputeteve propozues te PDIU-se dhe relatoreve, u la per te dielen ne oren 10:30”, - theksoi PDIU pas mbledhjes. Pas ketij takimi pritet mbledhja e se martes per rezoluten.

Cfare permban rezoluta per ceshtjen came

Rezoluta njeh, mbeshtet dhe angazhohet per nevojen e restaurimit te te gjithe te drejtave te shqiptareve came, dikur nenshtetas greke, ne perputhje me rrethanat e reja, sipas parimeve te legjislacionit nderkombetar mbi gjenocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mos-diskriminimin mbi baze te kombesise, e parimet e tjera te nderlidhura me to, si dhe frymen e Traktatit te Miqesise midis dy vendeve;

Kerkon shfuqizimin shprehimisht te Ligjit grek te Luftes nr. 2636 dhe 2637/1940 i shpallur me dekret mbreteror ne vitin 1940 akoma ne fuqi, ne vecanti pjesen e ligjit qe mban sekuestron konservative te pasurive shqiptare;

Kerkon ngritjen ne Paramithi dhe Filat, te dy lapidareve, qe do te perkujtojne grate, pleqte, e femijet, viktima te pafajshme te krimeve kryera nga njesite paramilitare greke;

Kerkon mundesine e ngritjes apo perkujdesjes per varrezat e cameve, ish-qytetareve greke, te vrare gjate gjenocidit grek;

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›