E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha thirrje diasporës: Bashkojuni ndryshimit, refuzoni fotografimin e votës

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot gjatë një takimi me banorët e njësisë 15 në Tiranë, ku ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë të Aleancës për Shqipërinë Madhështore se votuesit nga jashtë duhet të refuzojnë fotografimin e votës më 11 maj.

Berisha I bëri thirrje diasporës të votojnë për ndryshimin.

“Të votojnë këtë vit, që është viti i tyre për t’u ndarë me këtë të keqe të madhe, që po e zbraz dhe po e shkreton Shqipërinë. Ju bëj thirrje, refuzoni dhe mos bëni asnjë fotografi të votave tuaja, sepse ju duhet të jeni qytetarë të mirë të vendeve ku jetoni”, u shpreh Berisha.

“Dhe në vendet ku jetoni dënohet me ligj fotografimi i votes”, shtoi ai.

“Prandaj mos zbatoni kodin dhe kërkesën e këtyre mafiozëve të cilët duan t’ju kontrollojnë vullnetin tuaj, qëndroni njerëz të lirë, shqiptarë dinjitozë dhe votoni për ndryshimin”, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›