E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama kujton firmat piramidale: Janë emrat e Shqipërisë Madhështore

TIRANË, 16 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kujtoi sot firmat piramidale, ndërsa u shpreh se “Sudja, Rrapush Xhaferi, Vehbi Alimuça janë emrat e Shqipërisë Madhështore”.

Në një takim me të rinjtë e njësive 1, 2 dhe 3 në Tiranë, Rama foli për opozitën ndërsa u shpreh se “këta të qilimave që kanë të re vetëm fytyrën dhe moshën, asnjë gjë tjetër”.

“Ka dhe nga këta që shesin qilima. I keni parë ju? Janë ca që thonë ‘’jemi të rinj ne,  jemi forca të reja’’. Shitësa qilimash fluturues. Dalin në rrugë për të shitur qilima. ‘Hajde hip në qilim se do të të fluturoj unë’. I ka provuar Shqipëria qilimat fluturues. Pyesni prindërit tuaj, si ju shkoi ‘’fluturimi’’ në ’97 me Suden dhe me Rrapush Xhaferin. Në ’96. Ju as nuk i dini kush janë këto emra. Këto emra janë emrat e Shqipërisë madhështore; Sudja, Rrapush Xhaferi, Vehbi Alimuça edhe se ç’ka qenë dhe një tjetër, Ceno, Ceno. 4 veta që çmendën dynjanë; që i thoshin shqiptarëve “hajdeni ju, fusni 1 merrni 2. Të hënën fut 1 milion lekë, të premten merr 2 milionë lek뒒. U bë deti kos dhe bufi i kënetës thoshte ‘’futuni, futuni se janë para të pastra kapitalizmi. Erdhi, do e bëjmë  Shqipërinë madhështore’’. E ka provuar një herë”, u shpreh Rama.

Ndaj Rama tha se 11 maji nuk është tifozllëk për fanellën e partisë. “Sot këtu nuk ka as flamuj, s’ka asnjë flamur të PS-së. Këtu janë flamuri më i bukur në botë kuqezi dhe flamuri i ëndrrës më të bukur kombëtare, flamuri i BE-së”, shtoi ai.

Po ashtu, Rama theksoi faktin se sot BE është e rëndësishme dhe për sigurinë. “Nuk ka qenë deri dje siguria fizike, siguria territoriale një problem por e pamë dhe e shikoni përditë që lufta nuk është film dokumentar. Lufta po ndodh në kufi të Europës. BE ka një plan për t’u armatosur. Ne si do bëjmë tani? Do rrimë do merremi tani e lagu s’e lagu Kujtim Gjuzi bishtin e mustaqes? Për mustaqet e Kujtim Gjuzit do luftojmë ne në 11 maj?”, shtoi ai.

Rama foli edhe për primaret e PD-së ndërsa shtoi se “më shumë deputetë ka nga Big Brother sesa nga primaret”. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›