E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria madhështore, alternativë anormale e opozitës

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Kryeministri Rama në një takim me të rinjtë dhe votuesit për herë të parë të njësisë 1,2 dhe 3 në Tiranë theksoi se nuk mund të jetë normale një alternativë politike, e cila thotë që Shqipërinë do ta bëjë madhështore.

Rama tha se “parafytyroni tani sikur nga ana tjetër mos ishte një buf kënete me lloj-lloj kukumjaçkash e zhapikësh që mos i pyet po të ishin normal. Boll fakti i një ndërrimi dore dhe humbja e 6 muajve kohë për ta ribërë gjënë nga e para mbaroi filmi. Nuk mbyllen negociatat në 2027 se s‘ka kohë. Nëse negociatat nuk mbyllen në 2027 historia mund të zvarritet”.

“Sikur nga ana tjetër të ishin njerëz normalë. Të kishte një alternativë normale mund të jetë normale një alternativë që nuk ka fare turp të thotë do bëjmë Shqipërinë madhështore. Si do ta bëjnë madhështore? Shqipërinë ne nuk kemi nevojë ta bëjmë madhështore sepse dukemi shumë qesharakë kur e themi. Ne, Shqipërinë, do ta bëjmë anëtare të Bashkimit Evropian.Kaq”, tha Rama.

Duke e cilësuar si histori qesharake, Rama tha se “gjëja më qesharake është se shkojnë në Peqin dhe thonë do ta bëjmë madhështor, do ta bëjmë Pukën madhështore, Maliqin madhështor, Sharrën madhështore. Histori komplet qesharake”.

“Historia jonë është shumë e thjeshtë ne na duhet të jemi të bashkuar të shohim drejt dhe të mbyllim negociatat e anëtarësimit. Ju keni lindur me këmishë sepse votimin e parë e keni takim me historinë, merrni dhe një pasaportë”, tha Rama.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›