Berisha: 8 dhjetori do të bashkojë anti-komunistët shqiptarë

Kryeministri Berisha në takimin me krerët e PD-së së Tiranës i ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në 8 dhjetor për të festuar në sheshin "Skënderbej"
"Ju ftoj nga kjo platformë që të festojmë së bashku në 8 dhjetor ditën që ndau historinë e këtij kombi, na ndau epokat e këtij kombi" theksoi Berisha
Më tej ai shtoi se "Në 8 dhjetor të mblidhemi të gjithë në sheshin "Skënderbej" për të nderuar me respektin më të thellë ato djem edhe vajza të universitetit të Tiranës që u përballën më diktaturën më të egër që europa kishte parë ndonjëherë". Berisha gjithashtu duke i bërë thirrje mbarë shqiptarëve të marrin pjesë në festën e 8 dhjetorit theksoi se kjo datë duhet të bashkëojë të gjithë anti-komunistët shqiptarë. Ai shtoi gjithashtu se qeveria do të jetë e angazhuar për të thërrmuar murin e mafies që aleanca punisto- mafioze përpiqet ta lartësojë më shumë.
"I ftoj të gjithë shqip pavarësisht bindjeve partiake që i besojnë pluralizmit. I ftoj të gjithë shqiptarët që liria dhe vlerat e saj janë vlerat më të çmuara. I ftoj të gjithë shqiptërt për të cilët familja është gjë e shenjtë të bashkohemi me të gjitha kombet e qytetëruara të Europës" theksoi Berisha.