Berisha tregon çfare percolli në takimet ne SHBA : Drejtësia si armë politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në konventën republikane për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluar në Dallas, Teksas, më 9 dhe 10 shtator. Konventa ishte organizuar nga Partia Republikane dhe Presidenti Donald Trump mbajti fjalime gjatë aktivitetit.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha e cilësoi këtë vizitë si një nga zhvillimet e rëndësishme të periudhës së fundit. Ai tha se fjalimet e Trump në konventë përbënin, sipas tij, një mbështetje për të gjithë ata që përballen me atë që ai i cilësoi si “komunizmi dhe kartelet e drogës”.Berisha pretendoi se këto dy çështje përbëjnë edhe “dy shtyllat kryesore” të qeverisjes së Edi Ramës.
Sipas tij, fjalimi i presidentit amerikan dhe mesazhet e konventës kishin rëndësi për vendet që përballen me këto problematika.
Ai tha se zhvilloi bisedime me kongresmenë, senatorë, drejtues komisionesh dhe përfaqësues të administratës amerikane, ku sipas tij u diskutuan problematikat e Shqipërisë.
Njëri nga këto zhvillime ishte edhe udhëtimi im në SHBA, për të marrë pjesë në konventën zgjedhore të afatit të mesëm të Partisë Republikane, që u zhvillua në Teksas në datën 9 dhe 10 shtator.
Ajo ishte një ngjarje elektorale më madhështore që unë kam parë në të gjithë karrierën time politike.
Ishte një fantazi e vërtetë.
Presidenti Donald Trump iu drejtua konferencës ato dy ditë me dy fjalime, me të cilat, ai atë konferencë të zjarrtë e elektrizoi totalisht.
Siç kam theksuar, në atë konferencë, presidenti paraqiti dy rreziqet kryesore: komunizmin dhe kartelet e drogës, drogën.
Për fatin më të keq, ato janë dy shtyllat kryesore të regjimit të Edi Ramës.
Në këtë kuadër, nuk ka dyshim se fjalimi i tij dhe konventa ishin një mbështetje e madhe për të gjithë ata që përballen me këto dy rreziqe në vendet e tyre.
Por udhëtimi në Teksas kishte një dimension tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm.Një seri takimesh me zyrtarë të lartë të Kongresit të SHBA, kongresmenë, kryetarë të komisioneve ndër më të rëndësishmet, senatorë, zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Trump.
Në këtë kuadër, mund të them se u shfrytëzuan në maksimumin e mundshëm ato ditë për të paraqitur Shqipërinë dhe problematikat e saj.
Natyrisht, siç kam theksuar dhe e theksoj prapë, dy janë çështjet themelore në të cilat ne u ndalëm në takimet tona. Narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, me efekte shkatërrimtare mbi ekonominë, mbi demokracinë, mbi rendin, mbi të drejtat e qytetarëve shqiptarë.Pasojat e tij, shndërrimin e zgjedhjeve në një farsë elektorale si dhe kontrollin total të Edi Ramës mbi drejtësinë, përdorimin e saj si armë politike.
Mendoj se me paraqitjen tonë, ne bëmë vërtet një avokati të interesave të çdo shqiptari, por edhe gjetëm mirëkuptim të madh tek bashkëbiseduesit tanë..
Po ashtu Berisha falënderoi diasporën në SHBA, ndërsa tha se ata janë të gatshëm për të mbështetur përpjekjet e opozitës për të çmontuar këtë regjim.