Berisha trupave te Afganistanit Me 21 janar na sulmuan bashibozuket

Nderkohe kur ju perballeshit me armikun me te eger te lirise se kombit afgan ne shpellat e malet e Kandaharit me 21 janar grupe bashibozukesh do te sulmonin seline e Keshillit te Ministrave. Dua tju garantoj se te paret qe me kane ardhur ne mendje keni qene ju.
Keto ishin fjalet me te cilat iu drejtua kryeministri i vendit njesise se trupave speciale Eagle 1 gjate nje pritjeje te zhvilluar per nder te tyre ne ambientet e Kryeministrise. Berisha vijoi fjalen e tij duke thene se institucionet kushtetuese te nje vendi anetar te NATO-s nuk mund te pushtohen kurre. Ato i mbrojten trup me trup vellezerit dhe motrat tuaja te uniformes. Ato jane keshtjella lirie e nuk mund te mposhten por dhimbja ime ishte e madhe sepse ju perfytyroja ju tek ktheheshit nga misioni juaj dhe ne ekranet e televizionit sebashku me vellezerit tuaj te armeve shikonit se cndodhte ne vendin tuaj.
Berisha u tha trupave speciale te sapokthyer nga Afganistani se ju garantoj se pasioni per lirine e vlerat e saj jane ato qe na udheheqin neve ne rrugen e ndertimit te sistemit demokratik. Ju garantoj se ajo qe ndodhi vertet ishte nje akt i shemtuar por ne sebashku do te bejme cdo gje ti rikthejme Shqiperise imazhin qe ajo meriton te deshmojme se liria e vlerat e saj jane te pakapercyeshme te padhunueshme ne kete vend.
Ne fund te fjales se tij Berisha shprehu edhe nje here mirenjohjen dhe garancine e tij qe cdo mision ne kuadrin e Aleances te jete nje sukses.
Eagle 1 eshte njesia e speciale e Forcave te Armatosura e cila u kthye sot pas perfundimit te misionit te saj 6-mujor ne Kandahar. Ne pritjen per nder te tyre ishin te pranishem gjithashtu edhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami shefi i Shtabit te Pergjithshem Gjeneral Major Maksim Malaj komandante te Forcave te Armatosura zevendesambasadorja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes zonja Deborah Jones si dhe familjare e te aferm te ushtarakeve ne mision.