E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha u beri thirrje autoriteteve lokale Ti kushtojne vemendje Akademise se Arteve

Kryeministri Sali Berisha u beri thirrje autoriteteve lokale ne vend qe ti kushtojne vemendje Akademise se Arteve sepse punet e artisteve tha ai mund tu japin jete veprave te qyteteve shqiptare.
U bej thirrje autoriteve vendore te vendosin bashkepunim te ngushte me Akademine e Arteve se mund te transformojne qytetet tuaja. Ratesisht Kryetari i Bashkise se Tiranes me tregoi disa pune te studenteve pune per Tiranen por kjo duhet te ndodhe per te gjitha qytetet. Ne duhet ta bejme kete seme shume pak perpjekje ne u japim atyre ate qe meritojne kurse qytetareve respektin dhe dinjitetin qe ata meritojne nepermjet veprave tha kreu i qeverise sot ne pervjetorin e 45 te Akademise se Arteve ne vend.

Kryeministri cilesoi artin e studenteve ne kete Akademi si krenari kombetare.

Njelloj si bleta qe mbledh nektarin me te mire artisti mbledh nektarin me fin per te kuruar shpirtin identitetin e kombit te vet.
Ne keto 45 vite universiteti juaj ka nxjerre kollose ne te gjitha artet e bukura pamore ne keto 20 vite edhe pse jo me perkrahjen e duhur por prape ja keni dale te perfaqesoni me dinjitetin me te madh te perfaqesoni artin shpirtin e ketij vendi. Keni dale si krijues te lire artiste te lire te pasqyroni galerine thesaret e medha te arti shqiptar.

Me tej Berisha theksoi se do te ndihmohen financiarisht talentet qe nuk mund te paraqesin punet per shkaqe financiare.
Nje njeri qe ska dhe hyn me veshtiresi ne ate dege kjo eshte e dhimbshme. Neqoftese kjo ndodh te Artet kjo eshte edhe mee dhimbshme sepse perjashtohet nje talent. Ndaj me Ministrine e Arsimit do mundesojme financimin e universitetit ne menyre qe talentet te shpalosin artin pavaresisht pamundesise ekonomike.

Me tej kreu i qeverise u kerkoi studenteve te Akademise se Arteve te kontribuojne me punet me te mira per 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›