E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmoset udhetimi vetem me karta te identitetit ne dy vende

Marreveshja

Qytetaret shqiptare do te kene te drejte te levizin drejt Maqedonise dhe Malit te Zi me vetem nje karte identiteti. Marreveshja eshte nenshkruar dje mes tre ministrave te Jashtem Haxhinasto-Milan Rocen-Nikola Poposki ne Tirane dhe shenon nje hap ne drejtim te levizjes se lire. Une do te shpreh edhe nje here kenaqesine e vecante qe sot konkluduam dy marreveshje te rendesishme per levizjen me karta identiteti me vendet fqinje qe jane direkte ne kufi me ne. Ketu plotesohet levizja e lire pra levizja me karta identiteti ne te gjithe gjatesine e kufirit lindor dhe verior te Shqiperise pra per Maqedonine Kosoven dhe Malin e Zi. Sigurisht qe qellimi yne eshte qe te vazhdojme me marreveshje te tilla me qellim qe qytetaret shqiptare te levizin sa me lirshem ne te gjithe hapesiren rajonale dhe me pas pse jo dhe ne hapesiren Shengen deklaroi ne konferencen per shtyp ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto. Nga ana e tyre edhe ministrat homologe Rocen dhe Poposki kane vleresuar arritjen e marreveshjes e cila vjen ne nje dite me permbylljen e punimeve te nismes Adriatik 5 e cila miratoi nje dokument ku shprehet angazhimi dhe mbeshtetja per anetaresimin ne NATO te dy vendeve fqinj me Shqiperine. Ne kete kuader e njejta marreveshje nuk eshte nenshkruar me nje shtet anetar te A5 Kroacine drejt se ciles qytetaret shqiptare levizin me pasaporta biometrike si ne cdo vend te Bashkimit Europian. Per te mbetur te ceshtjet e levizjes se lire po dje Keshilli i Ministrave te BE-se ra dakord per adoptimin e nje mekanizmi pezullimi per levizjen e lire ne rast te shkeljeve te normave te vendosura nje levizje qe ka te beje direkt me problemet e krijuara me qytetaret e vendeve te Ballkanit Perendimor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›