Berisha Lipotimia erdhi nga hiperenergjia ime
Kryeministri Berisha shprehu dje falenderimin e mirenjohjen per anetaret e qeverise ekipin e mjekeve qe ndoqi ecurine e shendetit te tij pas nje episodi lipotimie qe perjetoi dy dite me pare dhe qytetaret shqiptare per interesimin e urimet e tyre.
Ndjehem shume mire. Ajo qe pesova ne daten 12 dhjetor ishte nje episod sipas mjekeve por edhe sipas anamnezes sime pasi edhe ajo ka vleren e saj ishte nje episod lipotimie i lidhur me nje viroze. Ky ishte i treti qe une kam pesuar gjate jetes sime. I pari ka ndodhur ne vitin 88 dhe ne realitet ishte me i forti gje qe me imponoi te bej nje ekzaminim te te gjitha sistemeve dhe qe gjithcka dolen mire. Pra ishte ne kuadrin e nje viroze. Rasti tjeter ka ndodhur ne Vlore dhjete vjet me vone ne vitin 98. Ajo ishte ne kuadrin e nje viroze me te fuqishme. Dhe rasti i trete qe ishte i cuditshem se ishte me i lehti ishte edhe ky ne sfondin e nje viroze. Shpjegimi per kete eshte hiperenergjia. Ne teresi keto japin temperature te larte kurse nje organizem qe reagon fuqishem ndaj tyre reagon me energji te medha ndaj krijohen mesa duket episode te tilla te cilat kane ardhur ne zvogelim ne fuqite e tyre. Pra ndihem shume mire. Nga nje check up qe u be rezultoi se ne sistemin e te gjitha eneve te qarkullimit te gjakut te Sali Berishes nuk gjendet as edhe nje pllake e vetme ateromatoze ateroskleroketike. Kjo do te thote sistem qe nuk ka moshe. Kisha bere nje kontroll me te gjitha para dy vitesh madje desha edhe ta botoj por e lashe tha Berisha.