E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha u sulet me fadroma kundërshtarëveNga Tema Pak ditë pasi i quajti mafiozë biznesmenët e ndërtimit, kryeministri ka nisur t’u dërgojë atyre fadroma për t’u shembur ndërtesat. Situata po bëhet shqetësuese, ndërsa mbrëmë një godinë 12

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha u sulet me fadroma kundërshtarëveNga Tema

Pak ditë pasi i quajti mafiozë biznesmenët e ndërtimit, kryeministri ka nisur t’u dërgojë atyre fadroma për t’u shembur ndërtesat.

Situata po bëhet shqetësuese, ndërsa mbrëmë një godinë 12-katëshe ishte shënjestra e parë. Bëhet fjalë për pallatin e kunatit të deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza. Ky i fundit ishte në grupin e emrave të sulmuar nga kryeministri Berisha.

Në orët e pasdites Inspektorati i Lartë i Ndërtimit ka mbërritur te pallati që ndodhet shumë afër qendrës dhe ka nisur të shkatërrojë fasadën. Zyrtarët e kësaj policie thanë se pallati është pa leje, por më pas kanë deklaruar se për ndërtesën, që kishte si destinacion të bëhej hotel, ka pasur ankesa nga banorët e zonës.

Deputeti socialist, Eduard Shalsi tha se godina është e regjistruar në hipotekë, çka, sipas tij, rrëzon pretendimet e kryeministrit, Sali Berisha.

Të pranishëm në vendngjarje kanë qenë dhe përfaqësues të OSBE, ndërsa e gjithë zona është rrethuar nga forca të shumta policie.

Situata në vend po acarohet gjithmonë e më shumë, ndërsa kryeministri nuk po nguron të përdorë policinë ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Sot pritet që mazhoranca të organizojë një miting. Qindra-mijëra euro janë derdhur për fushatën mediatike të këtij mitingu dhe për dekorin, ndërsa të gjithë punonjësit e administratës kanë qenë nën presion për të marrë pjesë në këtë miting që është një provë force e kryeministrit, Sali Berisha.

Kompania “Edil-Al”: Padi për shpifje kryeministrit

Kompania “Edil Al” përmes një deklarate bëri të ditur se do e padisë për shpifje kryeministrin, Sali Berisha, pas një serie sulmesh që ky i fundit ka ndërmarrë ndaj saj.

Kompania bëri të ditur përmes një njoftimi se ajo është një nga taksapaguesit e mëdhenj të rregullt të vendit, që nuk ka marrë asnjë leje ndërtimi në sheshe publike dhe që të gjitha lejet i ka të konfirmuara nga shumica e djathtë në KKRT.

Kompania theksoi gjithashtu se sulmet po ndërmerren, pasi ajo ka aksione në medie të pavarura, të cilat kryeministri synon t’i vendosë në tutelën e tij.

“Kompania “Edil Al” i bën thirrje gjithë opinionit publik në vend, Presidentit të Republikës, Trupit Diplomatik, organizmave në mbështetje të biznesit, institucioneve ndërkombëtare, se veprimi i qeverisë shqiptare për të sulmuar një kompani private biznesi për kapital thellësisht politik, është një agresion i mirëfilltë dhe një alarm i fortë për fatin që ka demokracia në Shqipëri. Kompania “Edil Al” po sulmohet thjesht dhe vetëm se është bashkaksionare në media të pavarura, të cila nuk bëjnë pjesë në klanin e medieve të vënë nën kontrollin e rreptë politik të qeverisë”, - thuhet në njoftimin e kompanisë.

“Duke qenë që prej themelimit një nga taksapaguesit më të mëdhenj në vend si biznes privat, “Edil Al” është përballur me këto presione me qetësi dhe transparencë. Por, edhe pse shteti nuk mundi të gjejë asgjë antiligjore gjatë gjithë kësaj periudhe kontrollesh, kjo nuk e ndryshoi qëllimin e kryeministrit për të dëmtuar kompaninë tonë.

Prej disa muajsh zoti Sali Berisha ka nisur një fushatë shpifjesh e trillimesh, përbaltjesh dhe akuzash të rreme ndaj “Edil Al”, duke dëmtuar rëndë interesat tona, si dhe duke krijuar në ambient bindjen se, nëse nuk vihemi nën tutelën e klanit të tij qeverisës, do të shkatërrojë biznesin tonë. Përballë kësaj gjendjeje anormale, ne kemi përgatitur një padi civile ndaj kryeministrit, Sali Berisha, pasi imuniteti që posedon ky qeveritar, frenon gjykatën dhe prokurorinë të nisë çështje penale për këto shpifje dhe mashtrime monstruoze. Është i njëjti imunitet, për të cilin me demagogji qeveria shqiptare thërret se nuk do ta përdorë në asnjë rast”, - vijon më tej njoftimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›