E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, sherr me Flamurin për posterat e antimitingut Nga Antena brenda familjesSandri dje më në fund shpërtheu. Vëllai i tij, që merr gjithë punët e PD, dje kishte konstatuar se rreth 700 mijë euro, që janë harxhuar për dekorimin e Tiranës dhe gjith

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, sherr me Flamurin për posterat e antimitingut Nga Antena brenda familjes

Sandri dje më në fund shpërtheu. Vëllai i tij, që merr gjithë punët e PD, dje kishte konstatuar se rreth 700 mijë euro, që janë harxhuar për dekorimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë me njoftimet për antimitingun e 8 Dhjetorit, i paska marrë Flamuri.

Ia tha Sandrit duke shkrofëtirë kundër Flamurit. Sandri nuk po u besonte veshëve. Vendosi të marrë njëherë në telefon doktorin, po u mendua pak. “Kam frikë se do ma marrë për ters, - tha, - pasi më dha spotin për antimitingun mua”.

Vendosi të testojë njëherë Cecën.

- Hë moj se na këpute me këtë zile, ndërroje tani, boll me porno, se këtë javë s’e kemi më temë kryesore.

- E shefo, ju e keni me fushatë këtë punë, unë e kam përditë, jam e rregullt. Po hajt më thuaj çfarë kishe, se u kam shumë bezdi ju meshkujve që ta thoni me takt.

- Shiko, dua të më shikosh pak kush i ka bërë këta posterat dhe a janë bërë me tender, se mua doktori më ka thënë: “Ca të jenë nga Këshilli i Ministrave, i ke me prokurim të drejtpërdrejtë.”

- Këta posterat, Flamuri, më duket, me Visin…

- Ça është ky Vis moj Ceca, unë po lë leshtë këtu për PD?! E bëra spotin e parë me Shinasi Ramën, u nxeh doktori, e hoqa prapë me shpenzimet e mia, e ri-shpërndava, s’më doli gjysmë fjale, veç atij legenit, Ramës, që e tha te Peza. Si ia jepni atij posterat ju? Pastaj, as ai nuk ka hyrë në tender?

- Nuk e di tamam. E di që Flamuri ka bërë pazar me të, se merr një dhjetë përqindësh rregullisht. Dhe në fushatë mori dhjetë përqindëshin, d.m.th., nja 300 mijë euro, se 3 milionë na shkuan posterat dhe billboard-et. Po dhe ai Visi nuk i bën vetë më duket, ia jep një tjetri, s’e kam të qartë mirë.

- Vari k…, dorë pas dore, unë që jam dorë e parë s’kam marrë gjë. Po çne që e kanë kaq të sigurt këta?

- S’e di vallahi, po kam dëgju Keltin që më thotë vazhdimisht: “Isha me Visin, i thashë Flamurit” … s’e di.

- Kujt i thu Kelt ti moj, këtij Qukapit?!

- Po mo, hajt për seriozitet i thashë, meqë është prefekt, pa dhe unë Qukap i flas.

- Po mirë moj, si ka mundësi që unë gjithë këtë kontribut dhe lekët më të mëdha i merr ende ky Flamuri? Se atë legenin e kam zëvendësu dhe në media, po i bëhem mburojë. Ai merr lekët e mia. Pak telashe kam unë, ha gjithë të sharat, kurse këta marrin lekët dhe ikin.

- Po dhe ne hamë të shara Sandër.

- Ti ha të shara për punë qejfi se të kruhet vetë, kurse mua më vijnë më nxjerrin pallatin në televizor, Kinostudion, të gjitha. Dhe mirë që ha gjithë këto të shara, po dhe lekët m’i merr Flamuri. Kam dy ditë që merrem me gjithë Lezhën dhe Mirditën për mitingun. I kam thënë xhajës që dua 50 vetë nga Ndërmarrja e Ujërave në Lezhë. Më tha që “20 vetë kemi në punë”. Të marrin dhe gratë e fëmijët, i thashë. I kam zënë gjithë drejtorët me radhë. U kam thënë, ka thënë doktori, një ndërmarrje, një autobus, 500 ndërmarrje, 500 autobusë me 40 vetë, 20 mijë vetë. E mbushin plot sheshin.

- Po mirë mo Sandër, po ku do t’i fusim 500 autobusë në Tiranë?

- U kam thënë t’i lënë te “Zogu i Zi” dhe vijnë me këmbë ata. Kthehen dhe parkohen në autostradë gjëkundi.

- Po mirë mo shefo, mirë, po këta të Lëvizjes së Dhjetorit do flasin nesër në miting?

- Do flasë doktori, ç’punë kanë të tjerët?

- Po doktori nuk ka qenë më 8 dhjetor fare në Shqipëri, e tha te Fevziu.

- Po mirë, ç’rëndësi ka?

- Po pse nuk flasin të tjerët?

- Po nga Lëvizja e Dhjetorit vetëm doktori ka mbetur. Të tjerët kanë ikur nga PD. Doktori që ka duruar, ka mbetur.

- Ua, qyqja, s’qenka asnjë me ne mo?

- Shiko Ceca, se ata që shkuan në fillim, ishin budallenj, s’kishin tru në kokë. Tani, pas 20 vjetësh, e shikon ça budallenjsh kanë qenë? S’është më asnjë me doktorin. ǒkuptim ka të bësh gjithë atë luftë dhe të mos jesh me doktorin tani që është në pushtet? Dhe unë kam qenë me Partinë e Punës atëherë, po ashtu ishte koha. Me t’u pjekur e me të mësuar. Më 2005 e kuptova që Berisha ka pas të drejtë, u bëra me të. Këta k… më thonë: “Pse s’ishit dhe në dhjetor?” Po, po të ishim në dhjetor, do ishim rrugëve tani. Ne s’jemi k….

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›