Berisha udhëton drejt Tiranës, ndalet në bregdetin dalmat

Dubrovnik, 18 Prill NOA Kryeministri Sali Berisha po udhëton me makinë drejt Shqipërisë në një rrugëtim të lodhshëm dhe shumëorësh që erdhi si shkak i ndërprerjes së fluturimeve në vendet evropiane nga hiri vullkanik që u përhap në qiell pas shpërthimit të vullkanit pak ditë më parë në Islandë.
Burime pranë kryeministrit i thanë agjencisë NOA se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugë tokësore me automjete, z.Berisha ka nisur udhëtimin e gjatë për tu rikthyer në Shqipëri.
Në rrugën me makina drejt Tiranës, kryeministri Sali Berisha momentalisht ndodhet në një fshat turistik Komarna i cili gjendet në bregdetin Dalmat, rreth 75 kilometra larg nga Dubrovniku, - i thanë agjencisë NOA burimet praën kryeministrit.
Parashikohet që mbrëmjen e sotme kryeministri ti afrohet Tiranës për të përbmyllur kështu kalvarin e mundimshëm që kapërceu nga vështirësitë e krijuara prej bllokimit të fluturimeve ajrore pa afat.
e.r/NOA