Rezoluta e PS, vendimi për bojkotin do të merret nga Asambleja

Tirana, 18 prill, NOA- Rezoluta e Partisë
Socialiste për situatën ekonomike dhe politike në vend parashikon se vendimin për
fundin e bojkotit të Kuvendit do të merret nga Asambleja Kombëtare dhe grupi
parlamentar. Ka qenë deputetja e PS-së, Vasilika Hysi ajo që
ka lexuar dokumentin prej 16 pikash, i cili do të miratohet në fund të punimeve
të kongresit.
Ndërkohë pas fjalimeve të një sërë deputetesh dhe figurash të tjera të PS-së, kongresi po vijon aktualisht punimet pa praninë e mediave.
Mësohet se kamerat janë nxjerrë jashtë sallës së Pallatit të Kongreseve në momentin që Ben Blushi ka marrë fjalën.
m.xh/NOA