E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha uron Obamen, e fton ne Tirane Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha uroi dje Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama, me rastin e Dites se Pavaresise, duke e ftuar edhe per nje vizite zyrtare ne Tirane, si mik i Shqiperise. Ne nje mesazh urimi, kreu i qeverise shqiptare, i siguroi Presidentit Obama, vendosshmerine e palekundur dhe vullnetin e qeverise se tij per te zhvilluar me tej bashkepunimin dhe partneritetin ne te gjitha fushat. “I nderuar Zoti President. Me rastin e Dites se Pavaresise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, kam nderin dhe kenaqesine e vecante, qe, ne emrin tim, te qeverise shqiptare dhe te te gjithe qytetareve te vendit tim, t’Ju percjell Juve dhe, nepermjet Jush, gjithe popullit amerikan pershendetjet me te perzemerta dhe urimet me te ngrohta e miqesore per lumturine e begatine e kombit Tuaj te madh e mik te shqiptareve”, shkruan Berisha. Ne kete dite te shenuar per SHBA-te, ai shpreh lumturine qe marredheniet dhe lidhjet ndermjet dy vendeve e popujve tane miq kane njohur vetem zhvillime pozitive dhe jane me te mira se kurre. “Mbeshtetja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per anetaresimin ne NATO perben nje demonstrim te shkelqyer te ketyre marredhenieve dhe te bashkepunimit te ngushte e te frytshem ndermjet te dyja vendeve. Me kete rast, me lejoni t’Ju siguroj per vendosmerine e palekundur dhe per vullnetin e plote te qeverise shqiptare, per te zhvilluar me tej kete bashkepunim e partneritet ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle, si dhe ne te mire te paqes, te stabilitetit e te perparimit kudo ne bote”, vijoi Berisha. Nga ana tjeter, ai ripohoi edhe nje here vendosmerine e palekundshme te Shqiperise per te vazhduar te kontribuoje ne luften globale kunder terrorizmit. Sipas kryeministrit, populli dhe qeveria shqiptare, jane thellesisht mirenjohes per ndihmen e asistencen e vazhdueshme e te gjithanshme te SHBA-ve, duke theksuar se ajo perben nje kontribut te cmuar qe reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare te kene rezultate pozitive, konkrete dhe te shpejta. “Shqiperia do te vazhdoje me tej me vendosmeri ne realizimin e reformave te ndermarra dhe ne permbushjen e objektivave madhore kombetare te integrimit te plote euroatlantik, si dhe per konsolidimin e metejshem te demokracise e te ekonomise se tregut dhe per perparimin e vendit tim”, siguroi Berisha. Ne aspektin rajonal, sipas kryeministrit, Shqiperia do te vazhdoje te rrezatoje stabilitet e modernizim dhe te promovoje bashkepunimin e miqesine, duke kontribuar aktivisht ne integrimin sa me te shpejte te rajonit ballkanik ne strukturat euroatlantike. Duke vleresuar rolin dhe kontributin e rendesishem e udheheqes te SHBA-ve per paqen e stabilitetin ne rajon, vecanerisht per njohjen e fuqizimin e shtetit me te ri ne rajon, ate te Kosoves, kryeministri i siguroi gjithashtu Obames, se Shqiperia do te mbetet nje partner i vendosur dhe konstruktiv, ne kete drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›