E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sokol çomo, sot në Komisionin e Ligjeve

Anëtarët e komisionit parlamentar të Ligjeve do të marrin sot në pyetje kandidatin e dytë për anëtar të Gjykatës së Lartë , Sokol çomon. çomo është i dyti, pas Medi Bicit që do t'i përgjigjet pyetjeve të deputetëve, para se sa ata të votohen në seancën parlamentare.

Ashtu si edhe dy kandidatëve të tjerë, edhe çomos i janë dërguar 28 pyetje, të cilave ai u ka kthyer përgjigje.

Në komisionin e Ligjeve të martën do të dëgjohet edhe kandidati i fundit, Vexhi Muçmata.

Pas seancave të pyetjeve që do të shoqërohen më pas me diskutime mes palëve në komision, kandidaturat do të shkojnë për votim të hapur në Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›