Meta: “SHBA do gjejne te Shqiperia nje partner serioz”
Marredheniet qe nga lindja e shtetit dhe kontributi i vecante i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, gjate 20 viteve te fundit, per integrimin e Shqiperise ne strukturat euroatlantike, jane garancia per nje partneritet serioze mes dy vendeve. Me keto fjale, Zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem, Ilir Meta, ka vleresuar nivelin e marredhenieve mes dy vendeve, ne telegramin e urimit qe i ka derguar me rastin e dites se pavaresise se Sekretares se Shtetit, Hillari Klinton. “Ne kete dite te vecante per popullin mik amerikan, gjej mundesine, Zonja Sekretare e Shtetit, te konstatoj me shume kenaqesi se marredheniet shqiptaro-amerikane jane me te mira se kurre, duke u karakterizuar nga fryma e bashkepunimit miqesor dhe partneritetit te ngushte”, thuhet ne telegramin e urimit te kreut te diplomacise shqiptare per sekretaren Klinton. Meta vlereson mbeshtetjen e SHBA-ve qe ka te beje me “formimin e shtetit shqiptar e deri sot ne perballjen e sfidave per forcimin e demokracise, shtetit ligjor, ekonomise se tregut dhe respektimit te te drejtave te njeriut”. Ne urimin e tij, Meta ndalet dhe ne rolin dhe kontributin e Shqiperise ne rajon. “Shqiperia mbetet e angazhuar seriozisht per nje rol konstruktiv dhe moderator ne arenen rajonale dhe me lejoni t’Ju siguroj se keni per te gjetur gjithmone tek Qeveria shqiptare dhe tek une personalisht nje partner te sigurt per te realizuar vizionin e nje Evrope te plote, te sigurt dhe ne paqe’, shprehet Meta ne telegramin e tij.
Aleanca ani-terrorizem
Ne telegramin e tij per urimin e dites se pavaresise, Zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem, Meta rithekson qendrimin e qeverise shqiptare per te marre pjese ne te gjitha sfidat globale ne luften kunder terrorizmit. “Gjej rastin te ritheksoj angazhimin e drejtperdrejte te Shqiperise ne luften globale kunder terrorizmit, si dhe ne kuader te sfidave te tjera globale e rajonale”, tha Meta ne telegramin e tij per Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton.