Berisha uron Obamën për pavarësinë e SHBA
“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që, në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, t’ju uroj përzemërsisht për Ditën e Pavarësisë” thuhet në letrën e kryeministrit Berisha, dërguar presidentit amerikan Barack Obama.
TIRANE- Kryeministri Berisha ka dërguar një mesazh urimi për presidentin amerikan Barack Obama, me rastin e përvjetorit të pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që, në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, t’Ju uroj përzemërsisht për Ditën e Pavarësisë” thuhet në letrën e kryeministrit Berisha.
Ndërkohë, Berisha ka shfrytëzuar rastin për të shprehur mirënjohjen e thellë ndaj SHBA-vë për përkrahjen e mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për kontributin në shpalljen e Kosovës së pavarur.
“Shfrytëzoj rastin t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë, për përkrahjen e mbështetjen e çmuar, që ju, administrata juaj dhe kombi i madh amerikan, miku më i madh e më i çmuar i Shqipërisë dhe shqiptarëve, për të bërë të mundur realizimin e ëndrrës shumëvjeçare të vendit tim, për të qenë anëtar i NATO-s si edhe për mbështetjen, që vazhdoni të na jepni, për përparimin e begatinë e mëtejshme të vendit dhe popullit tonë” shkruhet në letrën drejtuar presidentit Obama.
Berisha ka informuar presidentin amerikan për procesin zgjedhor në Shqipëri duke theksuar se “zgjedhjet përfunduan me sukses në një klimë tërësisht të qetë”.
(e.n/BalkanWeb)