Digjen dy transformatorë, Vlora 2 ditë pa energji
Ndërprerjet e energjisë kanë ardhur si pasojë e një shkarkimi elektrik, rezultat i motit të keq, i cili ka ndikuar në djegien e 2 transformatorëve të tensionit të lartë. Pa energji janë zona e Ujit të Ftohtë, Akademia e Marinës e Kalaja.
VLORE- Prej dy ditësh, qyteti i Vlorës vuan mungesën e energjisë elektrike. Ndërprerjet kanë ardhur si pasojë e një shkarkimi elektrik, rezultat i motit të keq, i cili ka ndikuar në djegien e dy transformatorëve të tensionit të lartë. Zonat e mbetura pa energji në qytetin bregdetar janë, ajo e Ujit të Ftohtë, Akademia e Marinës si dhe një pjesë e zonës së Kalasë.
Mungesën e energjisë elektrike e vuajnë edhe lagjet pranë zonës Transballkanike, 24 maji, plazhi i Vjetër, Skelë ndërsa pritet ardhja e trasformatorëve pas kërkesës së bërë nga drejtoria e ndërmarrjes elektrike të Vlorës.
Ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e qytetit të Vlorës, po hyn në ditën e tretë të ndërprerjes së energjisë elektrike, shqetësimi ndjehet edhe tek mjaft pushues të cilët kanë ardhur prej disa ditësh. Zona e Ujit të ftohtë dhe ajo e Skelës janë më të populluarat, për shkak të afërsisë me detin.
(e.n/BalkanWeb)