E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dogji bunkerë kartoni, dosja në prokurori

Ditën e zgjedhjeve, Altin Goxhaj që drejton në Tiranë një lëvizje me emrin “Zgjohu”, në mënyrë simbolike dogji para Galerisë së Arteve disa bunkerë tip kartoni, në shenjë proteste ndaj kreut të bashkisë, Edi Rama. 

TIRANE- Është dërguar në Prokurorinë e Tiranës dosja për Altin Goxhaj që drejton në Tiranë një lëvizje me emrin “Zgjohu”. Ditën e zgjedhjeve, Goxhaj në mënyrë simbolike dogji para Galerisë së Arteve disa bunkerë tip kartoni, në shenjë proteste ndaj kreut të bashkisë, Edi Rama.
Goxhaj do përballet me akuzën e prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Ndërkohë mësohet se vetë Goxhaj nuk i ka pranuar këto akuza.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›