E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha uroi sot nga Shkodra, ku po zhvillon takimin përmbyllës të fushatës elektorale për koalicionin PD-ASHM, Papën e sapozgjedhur.

“…me qindra-mijëra shqiptarë nga e mbarë bota po presin emrin e Shenjtërisë së Tij, Papës së sapozgjedhur”, tha Berisha.

“Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor, udhëheqjen e miliarda katolikëve në Europë dhe në botë”, theksoi Kreu i PD.

“Le të nderojmë ne miqësinë tradicionale shekullore mijëravjeçare që ka lidhur trojet arbnore me Vatikanin”, nënvizoi Berisha.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›