E Diel, 1 Nëntor 2026

Leja mjedisore, Bashkia: Shkresa në ministri


Pas pezullimit nga ministria e Mjedisit të punimeve në sheshin "Skënderbej" me arsyetimin se Bashkia nuk ka marrë lejen mjedisore, ka reaguar kjo e fundit. Bashkia e Tiranës deklaron se shkresa për lejen mjedisore ndodhet në arkivën e Ministrisë së Mjedisit me numër protokolli 2773, të datës 20 mars 2009-të. "Konflikti i stisur ka marrë fund. Qytetarëve i duhet sheshi i shekullit të ri", thuhet në reagimin e Bashkisë. Sipas bashksë së kryeqytetit me këto vendime po ringjallet praktika e "Zogut të Zi".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›