E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë/ Rrëzohet furgoni, 2 viktima



Një furgon me pasagjerë është rrëzuar sot pranë urës së Valbonës dhe për pasojë dy pasagjerë kanë humbur jetën. Ali Elezi, drejtor i përgjithshëm i qarkut të Kukësit, tha për "Ora News" se është bërë e mundur nxjerrja e shoferit të automjetit po ashtu edhe trupit të një gruaje. Viktima e parë është identifikuar si Sali Kurmeka, nga fshati Begaj, ndërsa nuk është bërë i mundur identifikimi i gruas. Policia vijon hetimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›