E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha uron Rinine Percaktoni fitoren e 2013

Te tjera rreth shkrimit Berisha ne kongresin e PPE Rama pengoi integrimin TIRANE- Nga Franca ku po ndjek punimet e Kongresit te XX te Partive Popullore Europiane kryeministri Berisha kryeministri Berisha percolli sot nje mesazh urimi me rastin e Dites Kombetare te Rinise.

Kryeministri pershendeti te rinjte dhe te rejat e Shqiperise si forca me kryesore e demokracise se vendit qe 21 vjet me pare se bashku me punonjes qytetare e intelektualet e kryeqytetit gjunjezuan ne nje kohe te shkurter diktaturen me te eger ne Europe.

Ju percaktuat fitoren e qendres te djathte ne vitin 2009 percaktuat fitoren e parimeve te levizjes se dhjetorit ne vitin 2011. Kam bindjen me te plote se me energjine mencurine vizionin perkushtimin dhe idealet e larta fisnike te dhjetorit 90 do te percaktoni fitoren me te thelle te qershorit 2013 tha Berisha duke iu drejtuar te rinjve shqiptare.

Per vitin 1990 Berisha tha se diktaturat komuniste ne Europe kishin rene njera pas tjetres ndersa Shqiperia etiketohej si Kuba e Adriatikut por kjo jo ne mendjen dhe zemren e te rinjve shqiptare pasi aty kishte leshuar shtat Shqiperia e lire e qytetareve te lire e vokacionit perendimor Shqiperia e integrimit.

Duke u ndalur te levizja studentore e vitit 90 Berisha tha Ata moren ne dore udheheqjen e levizjes me te paprecedente ne historine tone kombetare levizje e cila do te percaktonte si objektivat me madhore Shqiperine e lire europiane ceshtjen kombetare si ceshtje te pare rrugen demokratike te zhvillimeve dhe shmangien e nje konflikti vellavrases brenda vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›