METE: 19 prill gara për HEC në kaskadën e Osumit
TIRANË- Më 19 prill do të zhvillohet gara për ndërtimin me konçension të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Osum.
Sipas METE, projekti për ndërtimin e HEC-eve në kaskadën e lumit Osum parashikon disa kushte.
Ndër to janë moscënimi i Kanionit të Osumit, i shpallur "Monument Natyre", si dhe kushtet e përcaktuara në kontratat konçensionare të nënshkruara nga kjo ministri me operatorë të tjerë ekonomikë në zonën e pellgut ujëmbledhës të lumit Osum.
Në garën e hapur me konkurrencë që do të zhvillohet në ministri në datën 19 Prill, ofertuesit duhet të kenë siguruar 2% të vlerës së gjithë projektit, që do të paraqitet nga secili prej tyre.
Kaskada e HEC-eve në lumin Osum ka rëndësi të veçantë për prodhimin e energjisë pasi sipas studimeve, ato do të kenë një fuqi të llogaritur rreth 100 MW.
(el.me/BalkanWeb)