E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët në veri të Mitrovicës festojnë fitoren e Putin

MITROVICË- Serbët në veri të Mitrovicës kanë festuar fitoren e presidentit rus Vladimir Putin.

Menjëherë pasi  shtabi zgjedhor i Vladimir Putinit ka shpallur fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në Rusi, serbët e veriut me parullat “Serbi-Rusi, Putin” dhe me flamuj në dorë, kanë vërshuar në rrugët e veriut të Mitrovicës, deri te ura mbi lumin Ibër, transmetojnë mediat serbe.

Presidenti rus Vladimir Putin është shpallur qytetar nderi nga strukturat paralele të Zubin Potokut dhe Zveçanit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›