E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha uron bektashinjtë: Kjo është dita e mrekullive. Bektashinjtë, rol në pavarësinë e Shqipërisë

Share

Kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në komunitetin e bektashinjve, nga ku dhe ka uruar besimtarët myslimanë për Festën e Ashures. Ai ka thënë  se kjo ditë simbolizon mrekullitë e mëdha.

Është një rast shumë i vaçantë për të përcjellë urimet më të përzemërta, nderimin më të thellë bektashinjtë shqiptarë. Këtë ditë të cilën mund ta konsiderojmë, një ditë të mrekullive të mëdha në jetën shpirtërore të botës islamike por edhe një ditë universale për të gjithë besimtarët ka theksuar Berisha.

Gjithashtu, Berisha vlerësoi edhe rolin e bektashinjve për pavarësinë e vendit. Sivjet ne e festojmë ditën e Hashures në prag të 100 vjetorit të pavarësisë. Është një rast të shprehim nderimin më të thellë për rolin që bektashinjtë kanë dhënë në pavarësinë e Shqipërisë, në doktrinën e kombit shqiptar. Ata në çdo rast kanë qëndruar më anën e kombit, kanë mbështetur çështjen e drejtë me sakrificat më të mëdha. Uroj që vitin tjetër ta festojmë ditën e Hashures më mirë, më të mëkëmbur, më të lire ka përfunduar Berisha urimin e tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›