Fiton llotarinë 1 milion sterlina: Do blej një teleskop të madh
Share
Një 41 vjeçar i fiksuar pas vëzhgimit të yjeve festoi fitoren e shumës astronomike prej 1 milion sterlina në llotari. Britaniku Paul Turton, astronom amator, që jeton akoma me mamanë, tha se tani me shumën e fituar ka ndërmend të blejë një teleskop më të madh. Turton tha se do blejë edhe një shtëpi. Ai punon në një supermarket. Turton tha se do shpenzojë ca para për prindërit për kurim si dhe do të shkojë në Melburn tek e motra.

