E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushatë për të ndaluar shtatzënitë gjatë Krishtlindjeve

Share

Ky poster është pjesë e një fushate që inkurajon gratë që të marrin pilulat e emergjencës pasi të ketë mbaruar sezoni i festave. Ajo është pjesë e një fushatë nga Shërbimi Këshillimor për Shtatzënitë në Britani, që po tenton të reduktojë numrin e shtatzënive të padëshiruara që rriten tradicionalisht në këtë periudhë të vitit. Fushata përfshin shpërndarjen e posterave me fjalën seks të shkruar me dritat e Krishtlindjeve.  Sipër shkruhet A jeni eksituar këto Krishtlindje?.

Në rast të plotësimit të një formulari dhe pas një interviste të shkurtër, ky shërbim do u ofrojë pilulën e emergjencës falas. Ajo përdoret për të ndaluar shtatzaninë pasi është kryer marrëdhënia seksuale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›