Berisha uron besimtarët: Sështë dita e politikës
TIRANË- Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka shmangur gjithë komentet për politikën apo mesazhet lidhur me të, në shenjë respekti për festën e Kurban Bajramit.
Pas vizitës së tij në selinë e Komunitetit Mysliman, Berisha bëri urimet e rastit për gjithë besimtarët. Uroj që Bajrami që vjen të na gjejë më të begatë, më të lirë, me te sigurtë- tha Berisha.
Sipas tij, sot nuk është dita e politikës, por e hyjnizimit dhe sakrifices. Kjo nuk është dita e politikës, ndaj komentet, mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për zotin dhe ata që sakrifikojnë për një jetë më të mirë- tha ai.