Topalli politizon festën: Kongresi i PS ishte kurban-kongres
Qindra besmitarë myslimanë janë mbledhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit që në orët e para të ditës për lutjen e Kurban Bajramit. Në lutjen e mëngjesit kanë qenë të pranishëm edhe drejtues të klerit mysliman, mes të cilëve edhe kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça. Në fjalën e tij, Muça i ka uruar besimtarët për një Bajrma të mbarë e të begatë.
Festa e Kurban Bajramit, si simbol i mirëkuptimit e triumfit të së mirës mbi të keqen ka si veçanti bërjen e kurbanit. Sipas traditës myslimane, si kurban zakonisht shërben një qengj, i cili ndahet në 2 pjesë, ku njëra përdoret për tavolinën e festës e tjetra i dhurohet një familjeje të varfër. Me këtë veprim besmitarët myslimanë synojnë që Bajramin ta kthejnë në festën e të gjithëve, edhe e atyre që nuk kanë mundësi ekonomike.
Berisha uron besmitarët myslimanë: Nuk është dita e politikës
Rreth orës 11:30, në Komunitetin Mysliman ishte kryeministri Berisha, i cili përcolli urimet e tij për festën e Kurban Bajramit. Urimet e mia më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë. Uroj që sakrificat e të gjithë shqiptarëve tu bëhen dritë në rrugën e paqes, të harmonisë dhe të ardhmes. Uroj që kjo ditë ti gjejë shqiptarët më të lire, më të begatë e më të sigurtë vitin e ardhëshm, tha Berisha në urimin e tij para mediave.
Kreu i qeverisë preferoi të qëndronte në atmosferën e festës, duke mos pranuar të bënte komente në lidhje me situatën politike.
Sot është dita e hyjnizimit të sakrificës, nuk është dita e politikës, ndaj dhe lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për Zotin dhe ata që saktifikojnë për një jetë më të mire.
Topalli politizon festën
Disa minuta më pas, kryeparlamentarja Topalli foli para mediave, pas dajles nga selia e Komunitetit Mysliman, ku bëri urimet për festën.
Një festë e bukur si dita e sotme, festë që bazohet te sakrifica. Uroj që Bajrami i ardhshëm të jetë më i begatë, tha Topalli, duke mos mundur ti shpëtojë tundimit për ti dhënë ngjyra politike edhe festës së shenjtë. E pyetur për Kongresin e Partisë Socialiste, i cili u mbajt një ditë më parë, Topalli u përgjigj: Ishte një kurban-Kongres.