E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, numërohen sot votat për Asamblenë

Kongresi i Partisë Socialiste mbylli punimet mbrëmjen e djeshme, ndërsa diten e sotme pritet të vijohet me procesin e numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare .

Më tej, do të jetë Asambleja e re, e cila do të zgjedhë kryesinë dhe sekretarët që do të jenë stafi më i afërt i kryetarit, Edi Rama. 1500 delegatë të ardhur nga gjithë Shqipëria votuan dje programin e ri politik, i përmbledhur në një broshurë prej 92 faqesh nën titullin "Rilindja Shqiptare", por edhe ndryshimet në statutin e saj.

Ndërkaq vetëm 30 minuta pasi Kongresi i PS mbylli punimet, Edi Rama bëri komentet në faqen personale të rrjetit social Tëitter. Ai e vlerësoi Kongresin shumë të bukur, duke dhënë disa nota për fjalimet që i kishin pëlqyer më shumë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›