Berisha uron shqiptarët: Këto Krishtlindjet i festojmë si vend anëtar i NATO-s

Tiranë, 25 dhjetor NOA Kryeministri, Sali Berisha ka uruar sot Krishtlindjet besimtarëve shqiptarë ku do që ndodhen. Para gazetarëve, Berisha tha se kjo është një ditë e shenjtë dhe se këtë festë e festojmë si vend anëtarë i NATO-s.
Uroj të gjithë besimtarët gëzuar Krishtlindjet. Gëzuar këtë ditë të shenjtë të madhe ditë e cila shënon lindjen e Krishtit, moment ky që ndau kohërat dhe historitë. Asgjë ska ndikuar më fuqishëm në historinë e qytetërimit sesa lindja e Krishtit ditë që frymëzon besim të madh, shpresë, dashuri te njeriu ndaj le të urojmë që Krishtlindjet të tjera të festojmë edhe më mirë. I festojmë si një vend anëtarë i NATO-s çka do të thotë se dëshira, ëndrra jonë u bë realitet, Krishtlindjet e tjera ti festojmë me lëvizje të lirë në mbarë Europën tha në urimin e tij, kryeministri Berisha. k.k/NOA