Posta Shqiptare: Për dy ditë 193 mijë e 97 pensionistë tërhoqën shpërblimet

Tiranë, 25 dhjetor NOA Posta Shqiptare ka njoftuar sot me anë të një deklarate për shtyp se në Tiranë vetëm gjatë ditës së sotme 31 mijë e 868 persona të moshës së tretë kanë tërhequr shpërblimin e akorduar nga qeveria. Ka shkuar 193 mijë e 97 është numri i pensionistëve të cilët në harkun e dy ditëve kanë tërhequr shpërblimin e akorduar nga qeveria në sportelet e Postës Shqiptare.
Ndërkohë vetëm në Tiranë kanë qenë 31 mijë e 868 pensionistët të cilët kanë marrë kartolinën e fundvitit. Bazuar në vendimin nr. 1216 të Këshillit të Ministrave, datë 16.12.2009 vazhdon shpërndarja e shpërblimit për festën e fundvitit për të 555 mijë pensionistët në të gjitha zyrat postare të filialeve të Postës Shqiptare. Sipas vendimit, të gjithë pensionistët do të mund të tërheqin në sportelet e postës shpërblimin prej 2500 lekësh deri më 31 dhjetor por asnjë pensionistë nuk do të mbetet pa marrë dhuratën e qeverisë edhe në janar thuhen në deklaratën e Postës Shqiptare. Vetëm ditën e parë 40 mijë 52 pensionistë kanë mundur të tërheqin shpërblimet në sportelet e Postës Shqiptare. Së bashku ditën e djeshme edhe numri i pensionistëve që kanë tërhequr Kartolinën e Vitit të Ri të dhënë nga qeveria ka shkuar në 79.826 mijë. Për të mos krijuar probleme në shpërndarjen e pensioneve, si dhe përfundimin e dhënies së këtij shpërblimi, ISSH-ja, në bashkëpunim me Postën Shqiptare ka hartuar një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të tij deri në fund të dhjetorit. Sikurse dhe vitet e tjera Posta Shqiptare ishte gati me planin e masave për të qenë në dispozicion të pensionistëve me qëllimin e vetëm që ata të marrin shpërblimin e dhënë dhe asnjë prej tyre të mos mbetet pa e marrë kartolinën e Vitit të Ri. Prej ditës së parë të shpërndarjes së pensioneve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Postave Shqiptare ka nisur organizimi i shërbimit për marrjen e informacionit nga të gjitha filialet mbi aktivitetin ditorë për shpërndarjen e shpërblimeve. Ky shërbim do të jetë deri në orën 22:00 të mbrëmjes si dhe pa ndërprerje. Dhënia e shpërblimeve për pensionistët në fund të vitit motivon dhe më shumë punonjësit në punën e tyre dhe misionin që 555 mijë pensionistët të mund të marrin kartolinën e Vitit të Ri nëse do të paraqiten në sportele. bëri të ditur më tej Posta Shqiptare. k.k/NOA