E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e ujit, banorët e Kombinatit ngrenë pemën e protestës

Tiranë, 25 dhjetor NOA Banorët e lagjes së Kombinatit në Tiranës ka gjetur një mënyrë të pazakontë për të protestuar për mungesën e ujit. I ndihmuar nga deputeti i PS-së i kësaj zone, Saimir Tahiri, banorët e Kombinatit kanë ngritur sot pemën e protestës.

Një pemë rreth 10 metra e lartë, zbukuruar me bidonë plastikë uji, të cilët ishin bosh, u ngrit në sheshin Garibaldi në qendër të lagjes Kombinat. Banorët së bashku me deputetin e zonës Saimir Tahiri kanë ngritur këtë pemë në ditën e Krishtlindjeve dhe në prag të Vitit të ri për të shprehur në këtë formë protestën e tyre për mungesën e ujit dhe energjisë elektrike në këtë lagje të kryeqytetit. Deputeti i PS, Saimir Tahiri u shpreh se dhe qytetarët e Kombinatit kanë të drejtë njësoj si Kryeministri i vendit të festojnë. Sot është festë për të gjithë. Fatkeqësisht banorët e Kombinatit kanë dy arsye për të festuar më pak se të tjerët, dhe kjo sepse ju mungojnë dritat, ju mungon energjia elektrike dhe uji. Është kjo arsyeja pse edhe pemën e Vitit të Ri këtu në Kombinat e kemi dekoruar simbolikisht me bidonë uji bosh. Dhurata më e mirë që mund tju bëjë Kryeministri dhe qeveria banorëve të Kombinatit është të përmbushin detyrimin e tyre, për ti sjellë ujë dhe drita këtyre qytetarëve që e meritojnë të festojnë të barabartë dhe të jetojnë të barabartë me të njëjtat kushte si edhe Kryeministri i vendit tha Tahiri. k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›