E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha vizitë në Francë, për seminar

Kryeministri i vendit Sali Berisha është nisur sot në Francë për të marrë pjesë në Seminarin Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi, i cili do të zhvillohet në Paris, nga data 5 deri më 6 janar.

Në këtë seminar do të diskutohet për modelet e reja të rritjes ekonomike, për fuqitë e reja ekonomike në botë dhe mbi vlerat e reja që duhet të ketë bota pas krizës ekonomike e financiare. Jo vetëm kaq, por dhe mbi rolin e Evropës në ekuilibrat e rinj ndërkombëtarë.

Ky Seminar do të organizohet nga ministri francez i Energjitikës Eric Besson, nën kujdesin e Presidentit Nicolas Sarkozy.

Në këtë seminar do të marrin pjesë një numër personalitetesh të shquara si dhe drejtues kompanish dhe akademikë në fushën e ekonomisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›