E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha vleresim akademikeve

Kryeministri Berisha ishte i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë e organizuar me rastin e 40 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të akademikëve shqiptarë në rritjen dhe zhvillimin e këtij institucioni të rëndësishëm.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, Berisha theksoi se kombi ynë ka sot, në 100 vjetorin e pavarësisë, 100 arsye për t’u ndjerë krenar, pasi ka arritur të ecë përpara në historinë e vet dhe të korrë suksese të rëndësishme pavarësisht rrugës së vështirë.

“Asnjë komb tjetër i Europës nuk ka pasur histori më të vështirë se ne, por përsëri ne kemi 100  arsye për të qenë krenarë dhe optimistë për të ardhmen tonë. Ne ecim sot të sigurt në rrugën e integrimit europian, por në këtë rrugë vendimtare është kapërcimi i të gjitha barrierave dhe pasojave të ndarjes së Shqipërisë, ndaj dhe motoja jonë është “të bashkohemi me njëri tjetrin, të bashkohemi me Europën”, – tha Berisha.

Kryeministri vlerësoi më tej kontributin e akademikëve dhe shkrimtarëve të shquar shqiptarë në krijimin e identitetin tonë kombëtar, ku veçoi Ismail Kadarenë, si njeriu që meriton një mirënjohje të madhe për krijimin e monumentin të letrave shqipe, letërsinë moderne të vendit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›