Marreveshja per detin Rama Qeveria te mbaje pergjegjesi

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi në një konferencë për
media se Qeveria shqiptare duhet të mbajë përgjegjësi për marrëveshjen e
kufirit detar.
"Në marrëveshjen për kufirin duhet të përfitojnë të dy vendet. Qeveria, në marrëveshjet e saj nuk duhet të cënoje as projektin TAP", tha Rama në një prononcim të shkurtër për mediat.
Sipas tij Qeveria nuk duhet t`i bëjë bisht detyrimeve për të bërë gjithçka në funksion të zgjidhjes së këtij problemi ashtu siç e imponon edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“100-vjetori i pavarësisë e gjen Shqipërinë të cunguar territorialisht dhe është detyrim që kufiri i vendosur qorrazi në dëm të interesave kombëtare të spostohet në vendin e vetë dhe çdo pëllëmbë det i Shqipërisë të mbetet det i Shqipërisë” tha Rama.