E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha vlerëson ministrat e rinj: Personalitete të shquara

Kryeministri Berisha e ka nisur mbledhjen e sotme të qeverisë me urimin për 4 ministrat e rinj të kabinetit. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë vlerësoi një nga një kontributin e ministrave në fushat e tyre.

“Iu uroj detyrën ministrave të rinj, personaliteteve në fusha të cila premtojnë në këtë qeveri. I uroj suksese poetit dhe shkrimitarit të shquar, Visar Zhytit, të riut që zgjodhi në mbrojtje të vlerave të lirisë kundështimin e një regjimi barbar. Visar Zhyti është një përfaqësues i elitës kulturore të vendit por edhe një përfaqësues i shpirtit të qëndresës së kombit shqiptar. Një përfaqësues i shtresës së të përndjekurve politik që kanë qënë dhe mbetet mbështetja kryesore, e pamposhtur e demokracisë, lirisë dhe vlerave të saj dhe i Partisë Demokratike në tërësi tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›