E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha vlerëson zgjedhjet në Kosovë

Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur se kryeministri Berisha përshëndeti sot qytetarët dhe forcat politike të Kosovës për zhvillimin e qetë, paqësor e të civilizuar të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.

Kreu i ekzekutivit shqiptar e konsideroi këtë një tjetër dëshmi të funksionimit të shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike në Kosovë.

Kryeministri Berisha thekson se adresimi i ankesave në institucionet e vendit është interesi më i mirë i të gjitha subjekteve elektorale dhe qytetarëve të Kosovës.

                                                                                             2010-12-13 21:46
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›